Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) do të dërgojë në Sierra Leone, në Liberia dhe në Guine, vendi më i prekur nga virusi Ebola, pajisje që lehtësojnë diagnostikimin e shpejtë të rasteve që dyshohen si të infektuar, aparatura shumë të rëndësishme për luftën kundër epidemisë, njoftoi sot kjo agjenci e OKB-së.
"Këto pajisje mundësojnë detektimin e virusit në vetëm pak orë, kjo i rrit shancet për mbijetesë të pacientëve dhe ndihmon në kontrollimin më të mirë mbi përhapjen e epidemisë", theksoi IAEA-ja. Përveç këtyre aparaturave të detektimit të virusit, do të dërgohen edhe veshje dhe pajisje të tjera ndihmuese për stafin mjekësor për trajtimin e të prekurve nga virusi.
Epidemia Ebola, që niveli i vdekshmërisë arrin deri në 70 për qind, ka vrarë të paktën 4 447 persona, kryesisht në këto tre vende, sipas përllogaritjeve të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) që u publikua sot.
"Epidemia vazhdon të përparojë në Afrikën Perëndimore dhe mund të arrijë në fillim të dhjetorit pesë mijë deri në 10 mijë raste për javë", vlerësoi sot në Gjenevë doktori Bruce Aylward, ndihmës i drejtorit të përgjithshëm të OBSH-së.
ATSH
/Shqiptarja.com