Ibra: Penalltia e Barcelonës? Tani kuptoj pse ankohet Mourinho

Ibra: Penalltia e Barcelonës? Tani kuptoj pse ankohet Mourinho
Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic është shprehur tejet i inatosur pas ndeshjes kundër Barcelonës (1:3), për penalltinë e dyshimtë që dha gjyqtari në ndihmë të katalanasve, kur rezultati ishte 1:1, dhe në atë moment i kualifikuar ishte Milan.

“Tani e kuptoj për çfarë arsye Murinjo gjithmonë është i zemëruar kur këtu përfundon një ndeshje. Gjithçka e kam të qartë...”, ka thënë Ibrahimovic, duke aluduar në ndarjen e dyshimtë të drejtësisë.

“Të gjithë e keni parë se çfarë ka ndodhur. Barcelona është skuadra më e mirë në botë, por ndeshjet nuk duhej të vendoseshin në këtë mënyrë. Nëse ai rast ishte penallti, atëherë edhe ndërhyrja ndaj meje në fillim të pjesës së dytë ishte kështu”, ka shtuar Ibrahimovic.

Ndërkohë, Masimo Ambrosini në lidhje me penalltinë e dhënë nga gjyqtari holandez u shpreh: “Në një garë të tillë dhe aq më parë në çerekfinale të akordosh një penallti të tillë është e pakuptimtë. Nuk e di çfarë të them tjetër, këtë ndeshje e vendosi gjyqtari”.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Fillojnë përballjet me eliminim direkt, titullarët e Zvicër - Itali! Spalleti bën ndryshime, Xhaka nga minuta e parë

Euro 2024/ Fillojnë përballjet me eliminim direkt, titullarët e Zvicër - Itali! Spalleti bën ndryshime, Xhaka nga minuta e parë