Në mbledhjen e kësaj të premteje qeveria ka miratuar një draft me ndryshimin në ligjin për tatimet e të ardhurave. Propozimi përjashton nga tatimet të gjithë pensionistët shqiptarë apo të huaj që vijnë në Shqipëri dhe bëhen rezidentë këtu. Ndërkohë që për të verbërit që vetëpunësohen nuk do të ketë taksa.
“Parashikon që të gjitha ata që pensionistë rezidentë tatimorë në Shqipëri, që gjerojnë të ardhura në vende të tjera të botës, këto të ardhura, janë të përjashtuara nga tatimi në vend. Ky është një ndryshim që shkon në linjë me tërheqjen e atyre pensionistëve që kanë dalë në pension në vende të tjera dhe kthehen në Shqipëri. Kemi bërë dhe një rregull ligjor që parashikon që ata që janë të verbër, do të kemi përjashtim tatimor dhe do të përfitojnë nga lehtësirat fiskale”, tha Ibrahimaj.











