Ibrahimi: Për draftin anti-korrupsion
plan veprimi për çdo institucion
Në Ditën Ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit, në emisionin "Tête à tête në A1 Report përballë gazetarit Ervin Kukeli ka qenë i ftuar konstitucionalisti Gent Ibrahimi, një nga hartuesit e draftit të strategjisë kombëtare kundër korrupsionit 2014-2017.
TIRANË - Në Ditën Ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit, në emisionin "Tête à tête në A1 Report përballë gazetarit Ervin Kukeli ka qenë i ftuar Gent Ibrahimi, një nga hartuesit e draftit të parë të strategjisë kombëtare kundër korrupsionit 2014-2017, strategji kjo që pritet të jetë gati në prill të vitit 2014.
Kukeli: Çfarë risish do të sillte ky draft dhe a do ta ulte korrupsionin? Ibrahimi: "Do kemi një strategji të re të luftës kundër korrupsionit, që do pasohet nga një plan veprimi i detajuar për të gjitha institucionet e shtetit. Është shumë e shëndetshme psikologjikisht, që kur i futesh një pune të shpresosh se do ketë produkt. Të bësh një punë me intelekt, që ka shans të ketë sukses. Jam ekspert i jashtëm, i kontraktuar nga
OSBE për të ndihmuar qeverinë. Kam gjetur atmosferë shumë bashkëpunuese nga stafi i ministrit Çuçi. Është një strategji e ngjashme me qeverinë Berisha, me strategjinë e vitit 2006, por rezultati është se Shqipëria në 2013 është një ndër vendet më të korruptuar të botës. Ka edhe ulje të çështjeve penale ndaj korrupsionit. Strategjia dhe plani s’pati efekt. Këtë e thotë perceptimi i publikut, dikush mund ta kundërshtojë. Perceptimi i publikut është pothuajse gjithçka. Mosbesimi i publikut te institucionet lë institucionet pa punë, s’ka kallëzime, s’ka çështje. Pikënisja është e keqe për sa i përket nivelit të korrupsionit. Strategjia e kaluar dhe plani i veprimit i kaluar pavarësisht të metave, janë funksionale, që po të ishin mbështetur nga vullneti politik do kishin çuar në rezultate të tjera. Tani ai plan mbaroi për shkak të kohës. Qeveria e re merr hapin e kohës. Ku ndryshon strategjia e re nga e shkuara? Është bërë përpjekje për të reflektuar mbi gjithe mangësitë e të parës".
“Transparenca është antidot kundër korrupsionit, dhe kjo është kryefjala e strategjisë së re. Parashikohen masa të reja, për rritjen e transparencës dhe vijimin e luftës ndaj korrupsionit. Veprat që janë objekt i korrupsionit, padyshim që do jenë pjesë e kësaj strategjie. Padyshim që do të duhet të ketë më shumë hetime, dhe çështje që shkojnë në gjyq. Dhe së treti do të duhet të ketë më shumë dënime, e dënime më të ashpra.
Shifrat për 2012 ekzistojnë, ndërsa për 2013 nuk i kemi dëgjuar akoma. Pritet të ketë më shumë kallëzime dhe shumëllojshmëri kallëzimesh”, tha Gent Ibrahimi.
Redaksia Online
(mag/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
57.6%
-
Jo
39.8%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 5308
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15