​“Të thuash Kosova është Serbi është si të thuash nëna ime është e virgjër”. Kjo deklaratë nuk vjen nga ndonjë shqiptar por nga sulmuesi i njohur suedez me origjinë boshnjake Zlatan Ibrahimoviç.

Në një intervistë për një kanal suedez Ibrahimovic ka hedhur poshtë pretendimet serbe për pavarësinë e Kosovës madje ka bërë edhe ironi me ta.  I pyetur për të komentuar për ngjarjet në Beograd, ai ka shpërfillur pretendimet serbe duke shtuar se “Të thuash Kosova është Serbi është si të thuash nëna ime është e virgjër”.

Anullimi i ndeshjes në Beograd ka sjellë një mori debatesh në mbarë botën futbollistike europiane, ndërsa UEFA do të japë vendimin në 23 tetor.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)