Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic beson se skuadra e tij është e aftër për të përmbysur epërsinë e Juventusit nga ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Italisë në “San Siro” (1:2).

“Jam pak i ftohur por asgjë nuk mund të më ndalë për t’u paraqitur në këtë ndeshje. Shkojmë në Torino për t’u kualifikuar në finale. E dimë se do të jetë vështirë, por është diçka që mund ta realizojmë”, ka thënë Ibra, për të shtuar: “Nuk duam vetëm ta fitojmë këtë sfidë, por edhe ta eliminojmë Juventusin pasi ndoshta nuk na mjafton fitorja” shtoi sulmuesi me origjinë boshnjake. Ndeshja Juventus-Milan zhvillohet, të martën në mbrëmje, në Torino.