Ibrahimovic futbollisti që prish ekuilibrat, tani edhe shënuesi më i mirë

Ibrahimovic futbollisti që prish ekuilibrat, tani edhe shënuesi më i mirë
Zlatan Ibrahimovic është nëj nga ata futbollistë që prish shpesh ekuilibrat, madje edhe kur nuk shënon. Pas tripletës kundër Palermos, ai është shfaqur në formën e duhru edhe për sfidën në Champions ndërsa golat i japin të drejtë.
Me 3 golat e realizuar në stadiumin "Renzo Barbera", sulmuesi suedez ngjitet në kuotën e 18 rrjetave në kampionat, gjatë 20 ndeshjeve të luajtura, po aq sa sulmuesi i Udineses, Di Natale. Kjo është "tripleta" e parë me kuqezinjtë pasi deri më tani kishte firmosur vetëm "dopieta", 4 të tilla.
Zlatan Ibrahimovic kishte realizuar tripletën e parë në Itali në 7 prill 2005, dhe asokohe ai mbante fanelën bardhezi, ndërsa ndeshja ishte Juventus-Lecce 5-2. Përvec golave, ajo që impresionon në rastin e sulmuesit është aftësia për të tërhequr skuadrën, madje dhe të ndihmojë në mbrojtje.

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Sarandë, arrestohet grabitësi serial, vodhi marketin (EMRI+VIDEO)

Sarandë, arrestohet grabitësi serial, vodhi marketin (EMRI+VIDEO)