Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic e pret me padurim sfidën çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës, kur do të përballet me ish shokët e ekipit dhe trajnerin që e largoi me bujë nga Katalonja.

Sulmuesi me origjinë boshnjake para se të kalonte te Milani, përjetoi nëj marrëdhënie të acaruar me teknikun Josep Guardiola, dhe ky i fundit vendosi ta nxjerrë në merkaton e futbollistëve asokohe. shkak duket se ishin pakënaqësitë e Ibrahimovic, për tiu përshtatur skemave gjithmonë në favor të Messi.

“E dimë se ndeshja me Barcelonën do të jetë shumë e vështirë. Katalonasit kanë skuadrën më të mirë në botë, por ne dëshirojmë të vazhdojmë me formën tonë të mirë”, ka thënë Ibra. Suedezi me origjinë boshnjake, ka ritheksuar edhe një herë se Lionel Mesi nuk është kërcënimi i vetëm i kuqezinjve.

“Barcelona nuk është vetëm Leo Mesi, ashtu sikurse Milani nuk është vetëm Zlatan Ibrahimovic. Barça ka shumë futbollistë fenomenal, por ne nuk i frikësohemi sfidave të tilla”, ka shtuar Ibra.