Konfrontimi i dyfishtë mes Milan dhe Barcelonës, ka rifreskuar inatet e vjetra mes sulmuesit Zlatan Ibrahimovic dhe trajnerit të Barcelonës, Pep Guardiola. Shtatlarti me origjinë boshnjake, në një intervistë për revistën angleze "4-4-2", ka shtuar akuzat ndaj teknikut spanjoll.
më parë Ibra e kishte akuzuar Pep, edhe në autobiografinë e tij, për përgjegjësitë direkte mbi largimin e sulmuesit nga Barcelona. "U largova nga skuadra më e fortë në botë pasi atje ishte një person që kishte probleme me mua. Ai nuk u tregua burrë dhe nuk arriti të më thoshte se cfarë problemi kishte me mua" tha Ibra për Guardiolën.
"Nëse nuk mund të kuptoj se cfarë ka me mua, atëherë p[referoj të largohem si burrë" shtoi Ibra. me fanelën e katalanasve, suedezi fitoi La Ligën por nuk arriti të lërë shenjë në Champions League. "Për disa muaj me radhë tentova që të gjej përgjigje por pa sukses. Aty më pas vendosa se duhej të largohesha nga Barcelona" tha Ibra. (rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com