Ibrahimovic "shkel" Romën, Milani drejt titullit pas fitores 2-1

Ibrahimovic "shkel" Romën, Milani drejt titullit pas fitores 2-1
Impianti milanez "San Siro" ishte arena e derbit të parë në Serie A për këtë javë, i cili u zhvillua mes Milanit dhe Romës, ndërsa përfundoi me rezultat 2-1 në favor të vendasve. Takimi pati një fillim të zbehtë, mirëpo nga fundi i pjesës së parë skuadrat filluan të krijonin raste, ndërsa ishin kuqezinjtë ata që i patën shanset e para.

Megjithatë, ishin miqtë ata që shënuan të parët. Pas një spastrimi jo të mirë të Ambrosinit, De Rossi goditi drejt portës, ndërsa Pablo Osvaldo e dërgoi topin në rrjetë 1 minutë nga fundi i pjesës së parë.

Në gjysmën e dytë, De Rossi ndali me dorë një goditje të Ambrosinit dhe arbitri akordoi penallti për Milanin. Zlatan Ibrahimovic barazoi ndeshjen nga pika e bardhë.

Ishte po ky sulmues me origjinë boshnjake, njeriu që shënoi edhe golin e fitores me kokë (83’), ndërsa ky ishte goli i tij i 22-të në Serie A këtë edicion. Kjo fitore e largon Milanin në shtatë pikë nga Juventusi që të dielën zhvillon ndeshjen ndaj Interit.

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Luna feston 2 mujorin e lindjes, Kiara publikon foton e ëmbël

Luna feston 2 mujorin e lindjes, Kiara publikon foton e ëmbël