Ibrahimovic: Të sulmojmë Barçën, Allegri: Gati për Champions

Ibrahimovic: Të sulmojmë Barçën, Allegri: Gati për Champions
Milan-Barcelona, akti i parë i gjysmëfinaleve të Champions League, do të konsumohet pas pak orësh, saktësisht, mbrëmjen e së mërkurës në 20:45. Ajo që po pagëzohet si finalja e parakohshme, do të vendosë se kush nga këto ekipe do të kualifikohet, dhe në kampin e Milanit, janë optimistë.

Sulmuesi kryesor i kuqezinjve, Zlatan Ibrahimovic dhe trajneri Allegri kanë qenë bashkë në konferencën para Barcelonës, duke lënë të kuptojnë se në "San Siro" do ketë luftë të bukur sportive.

"Ne jemi mes 8 më të mirëve në Europë dhe e dimë që ky është ciftëzimi më i vështirë, jo vetëm për ne por edhe për Barcelonën që është superfavorite. E njohim forcën e tyre por nuk kemi aspak frikë. I kemi përballur dhe më parë dhe do të jetë një ndeshje e bukur, e vështirë në nivel psikologjik " tha Allegri.

Optimist dhe Ibrahimovic: "Ne jemi gati dhe jemi përgatitur mirë. Ajo që do të ndodhë le të ndodhë. Ne shpresojmë të jetë pozitive. Duhet të bëjmë ndeshjen perfekte pasi ata janë më të fortët në botë. Duhet të luajmë si Milan, në sulm. Taktika nuk më pëlqen".

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Kukës, fshati Çajë pa rrugë, në kërkim të turizmit malor! Kryebashkiaku: Presim fonde nga qeveria për rrugën

Kukës, fshati Çajë pa rrugë, në kërkim të turizmit malor! Kryebashkiaku: Presim fonde nga qeveria për rrugën