Ibuki-Bushatit: Japonia ju mbështet
në konsolidimin e ekonomisë

Ibuki-Bushatit: Japonia ju mbështet<br />në konsolidimin e ekonomisë
Tiranë - Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, priti sot në një takim Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Japonisë, Bunmei Ibuki dhe delegacionin Parlamentar që e shoqëron gjatë vizitës zyrtare në vendin tonë. 

Gjatë takimit Ministri Bushati informoi kryeparlamentarin japonez mbi rëndësinë që Qeveria që përfaqëson i kushton marrëdhënieve me Japoninë dhe ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm mes dy vendeve. Gjithashtu Ministri Bushati falënderoi z. Ibuki për kontributin e vazhdueshëm të dhënë nga Japonia nëpërmjet programeve të Agjencisë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar (JICA) në Shqipëri.

Bunmei Ibuki, nga ana e tij, pasi vlerësoi stabilitetin politik në Shqipëri si një faktor i rëndësishëm sigurie për stabilitetin dhe zhvillimet në rajon, konfirmoi gatishmërinë e palës japoneze për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve. Dhe është pikërisht stabiliteti politik në vendin tonë, sipas z. Ibuki, faktor i cili më së shumti i hap udhën një pranie më të rëndësishme edhe të biznesit japonez në Shqipëri. Gjithashtu, Kreu i Dhomës së Përfaqësuesve të Japonisë, shprehu gatishmërinë për të mbështetur Shqipërinë në organizatat financiare ndërkombëtare, si dhe për projekte të reja të rëndësishme për konsolidimin e ekonomisë shqiptare.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Ersekë/ Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjerja

Ersekë/ Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjerja