TIRANE - Adrian Millonaj, ideatori i tortës gjigante për 100 vjetorin e Pavarësisë, shpjegon punën e palodhur që kanë bërë për realizimin e saj. Ideatori i kësaj dhurate për qytetarët e Tiranës më 28 nëntor, tregon hap pas hapi realizimin deri në degradimin e situatës në Sheshin “Skënderbej”.
Adrian, si ju lindi ideja për realizimin e një tortë në ato përmasa?
Unë së bashku me kolegun tim, Alfred Markun kemi bërë edhe torta të tjera më parë dhe kjo nuk ishte e para. Po sigurisht ishte e para për sa i përket përmasave gjigante që kishte. E kemi menduar që para një viti, për 99-vjetorin. Idenë e kishim për 100 metra katrorë. Ia ofruam Bashkisë dhe na thanë që ndoshta do të ishte më mirë që këtë gjë ta realizonim për 100-vjetor. Kjo gjë na pëlqeu. Që nga ai moment filluam të mendonim se si do e realizonim. Donim që të bënim diçka të madhe në metra katrore. Nga kërkimet në internet mësuam se vetëm Italia kishte bërë një tortë 500 metra katrore, atëherë ne vendosëm ta bënim 550 metra katrore dhe 14 tonë. Mbasi u përkrahëm nga bashkia, filluam të gjenim sponsorët kryesorë që do të na ndihmonin në realizim e saj.
Kjo ishte dhuratë?
Po, ishte dhuratë. Bashkia u bë iniciatore me ne, pasi ishte e gatshme për gjithçka, qoftë për gjetjen e bashkëpunëtorëve, pasi aty nuk flitej për kilogramë po për tonë. Pothuajse të gjithë sponsorët ishin bashkëpunues deri në detajet e fundit. U konsiderua edhe si një gjest patriotik nga ana jonë.
Kur filloi përgatitja konkrete për tortën?
Më 22 nëntor. Në fillim punuam me tre turne. Ishte koha kur duhej përkushtim për realizimin e pandispanjës.
Ku u kryen përgatitjet e para të pandispanjës ?
Pandispanja u krye në ambientet e laboratorit të “Miell-Tirana”. Në atë laborator u ezauruan pothuajse 60 për qind e produkteve. Na ndihmuan shumë qumështi “Parmalat” dhe vaji “Florien”.
Me çfarë vështirësish u përballët?
Ishte sfidë për ne. Një tortë e tillë në metra katrorë nuk është realizuar ndonjëherë. Ndërsa në tonë, po. Mund të kapnim edhe rekordin “Gines”, por vonesa e dokumentacioneve dhe mënyra jo e plotë e informimit nga ana jonë na kushtëzoi që të mos e merrnim dot atë titull.
Është folur shumë, por realisht, sa persona punuan për të?
Numri i personave sa vinte dhe shtohej. Në fillim ishin 150, por në fund i kaloi 200 numri i personelit që u kujdes për tortën. Detajet ishin deri tek pompa, që duhet të ishte pompë ushqimore, te kazanët e sherbetit që duhet të ishin inoksi dhe deri tek përdorueset e shtresave të ndryshme të tavolinës. Një kujdes u kushtua edhe te përzgjedhja e produkteve, siç ishte mielli brenda standardit.
Tani vijmë te problemi: si ishte menduar organizimi për shpërndarjen e tortës?
Ne bëmë një plan duke pasur edhe eksperienca nga bizneset që kemi unë me Vilën “Vecchia” dhe Alfredi me Hotel Restorant “Rapsodin” në Lezhë. Dinim që kur ka diçka që ofrohet, gjithmonë ka tendencë nga turmat që nuk mund t’i paragjykosh, tendenca është deri në shkatërrim. Ishin të shumtë ata që e quajtën sukses. Unë nuk e quaj sukses atë situatë. Ishte sukses kurioziteti që patën, por nuk e quaj dot të tillë sepse për hir të së vërtetës policia nuk ia doli dot ta kontrollonte atë korridor ku ata hynin e dilnin. Ndodhi ajo që ndodhi. Na erdhi shumë keq. Nuk po na dukej sikur po shkelnin mbi tortë, por sikur po shkelnin mbi duart tona.
Çfarë ndjetë?
Po na dukej sikur po na shkelnin ne, e jo tortën. Stafi ishte i jashtëzakonshëm. Secili nga ne në ato momente do të donte të ishte një “Spiderman” dhe të shpërndante turmën, por ishte e pamundur.
U munduat ta bënit?
T’ju them të drejtën në disa raste kemi dalë edhe nga vetja. Edhe kemi shtytur dhe tërhequr njerëz. U munduam t’ua jepnim në dorë. Më pas pamë që edhe policia na tërhoqi sepse po ziheshin. Nuk është e kollajtë që 90 persona të punojnë papushim 30 orë. Impenjimi për t’u shtruar ka qenë që në orën 9 të paradites së datës 27 dhe punonjësit tanë nuk janë ndjerë të lodhur. Madje pranuan të gjithë që të merrnin pjesë në shpërndarje. Unë personalisht kam shpërndarë tortë deri në orën 9 të darkës. Vinin njerëzit me legenë, me tepsi. Jam ndjerë jashtëzakonisht i kënaqur, pavarësisht enëve që binin.
Ju vjen keq që situata degradoi në atë pikë?
Në të gjithë vendet e botës ekzistojnë turmat ekzaltuese.
A mund të shmangej?
Po. Çdo gjë e kishte policia në dorë. Nëse do të bëhej një koordinim i mirë midis policisë bashkiake dhe asaj të rendit, ajo situatë nuk do të përfundonte ashtu. Ky kombinim linte për të dëshiruar gjatë gjithë kohës. Për mendimin tim, nëse do të bëhej kordoni, hyrje dhe dalje, shoqëruar me një korridor nuk kishte shanse të përfundonte ashtu. As do të prishej dhe as njerëzit nuk do të hipnin sipër.
I kujt ishte faji?
Ishte mungesë organizimi nga ana e strukturave të policisë. Kur unë them “Dua kaq kordonë” dhe më thuhet “Rri se e dimë në këtë punë!”, unë këtu jam i pafuqishëm për të ndërhyrë.
Ju e patë gjithë ngjarjen në terren, po më vonë i keni parë pamjet në televizor?
Nuk e marr dot guximin. Akoma nuk i kam parë. Disa miq të mi më thonë mos u mërzit se ka ndodhur edhe në Vlorë, por mua për të dyja krahët më vjen shumë keq.
Çfarë “shije” morët nga e gjithë kjo?
Në orën 9 të mëngjesit unë jam përqafuar me kolegun tim, domethënë i thamë njëri-tjetrit: “Ia arritëm!” Neve nuk na besohej! Përfundimi ashtu nuk ishte parashikuar edhe nga kolegët tanë. Për të kontribuan mjeshtër, kuzhinierë dhe pastiçierë. Por nga mënyra se si përfundoi nuk mund të kisha shije të mirë më pas. Më erdhi keq edhe për vajzat që shërbenin, pasi u lënduan, në këmbë dhe në duar. Turma nuk na plagosi vetëm ne, por edhe policët. Po turma është turmë, nuk mund ta quaj atë fajtore.
Ke kontaktuar me bashkinë gjatë kësaj kohe?
Jo dhe as nuk kam ndërmend se nuk kam çfarë flas më. Përderisa kjo situatë përfundoi kështu, ç’të të them!
Historia e Tortës që hyri në histori
Adrian Millonajn, ideatorin e Tortës së Pavarësisë e takojmë në shkallët e Pallatit të Operës dhe Baletit. Një ditë më parë, aty ishte shtruar një tortë gjigante. Askush më shumë se ai nuk e ka ndjerë dhimbjen ndërsa i shkelnin dhe i përdhosnin me këmbë atë gatim, për të cilën kishte punuar ditë me radhë. Gjendet aty për të mbledhur materialet e fundit të punës që kishin mbetur nga mbrëmja e 28 nëntorit. Disa pajisje dhe çadra të dëmtuara. “Do të doja të bëhesha “Spiderman” e të mos lejoja atë degradim.” Biznesmeni është një dashamirës i kulinarisë, vetë ka punuar kryekuzhinier dhe tani është menaxher i bizneseve që kanë lidhje po me këtë fushë. Vitin e kaluar ai nuk pati ngurrim t’ia paraqiste këtë projekt bashkisë, për të realizuar një ëmbëlsirë me përmasa të tilla. Ideja u pranua dhe Adriani së bashku me mikun e tij Alfredin nisën nga puna. Hartuan planin se si ajo tortë të shkonte në duart e qytetarëve dhe ata të shijonin shijen e shegës në të. Por nuk qe e thënë. Pasditen e 28 nëntorit, pasi kryeministri Sali Berisha, në praninë e Presidentes së Kosovës dhe kreut të bashkisë së Tiranës i kaluan ëmbëlsirës një prerje tejetej, gjithçka doli jashtë kontrollit. 120 mijë pjatat dhe pirunët plastikë që ishin menduar për përdorim, ngelën stok. Vetëm në Sheshin “Skënderbe” atë pasdite mendohet të kenë qenë mbi 100 mijë vetë, nga të cilët, ata në front pranë kordonit të policisë nisën të përdornin qese edhe legenë për të marrë me vete tortë. Në një intervistë për “Shekullin” Adrian Millonaji na tregon që gjithçka ishte programuar të shkonte normalisht. Pse nuk ndodhi? Edhe për këtë, ndiqeni intervistën.
Plani, si mund të shmange
Ne hartuam një plan dhe e pasqyruam shumë të detajuar. Në të dy krahët e Pallatit të Kulturës të kishte vend për shpërndarje. Kjo do të bëhej në këtë mënyrë: Të shtroheshin dy kordonë me kangjella që të kufizonin njerëzit. Do të bëhej një hyrje dhe një dalje. Hyrja do të ishte nga përpara Pallatit të Kulturës. Njerëzit do të afroheshin te torta në të dyja krahët, si nga ana e bashkisë ashtu edhe nga 15-katëshi dhe dalja do të ishte po përsëri nga pas Pallatit të Kulturës po gjithmonë e shoqëruar me një kordon. Në çdo disa metra duhet të ishin vendosur policë. Këtë plan në fillim na e morën parasysh. Bën vetëm një kordon. Bën hyrjen, por nuk bënë dot daljen. Nuk e menduan që turma do të rrethonte Pallatin e Kulturës në atë formë.
*Marrë nga gazeta Shekulli
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com