Ditë më parë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, hodhi në opinion publik një ide për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë, e cila, sipas tij, do të duhej të synonte shtensionimin e situatës mes palëve. Në lidhje me këtë temë, është deklaruar edhe Bashkimi Evropian.
Sipas BE-së, çdo iniciativë e tillë duhet të koordinohet me ndërmjetësit në dialog dhe palët.
“Ne mirëpresim çdo mbështetje të nivelit të lartë për Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht në këtë moment sfidues. Megjithatë, çdo iniciativë e tillë duhet të koordinohet me Lehtësuesin dhe Palët, të cilët janë të përfshirë në dialog, dhe përfundimisht të vendosin për axhendën dhe ritmin e negociatave të tyre.” - theksohet në përgjigjen e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano për gazetën online Reporteri.net, transmeton Nacionale
Idenë për mbajtjen e një konference ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë e shpalosi më 27 qershor kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Kreu i qeverisë Edi Rama bisedoi në Bruksel më zyrtarë të lartë evropianë, përfshirë Michelin. Kreu i qeverisë shqiptarë u shpreh se është koha që të zhvillohet një konferencë e nivelit më të lartë, të thirrur nga Franca e Gjermania, me mbështetje të BE-së dhe SHBA-së, ku të dyja palët të mos ngrihen nga tryeza e dialogut, deri në nënshkrimin e një marrëveshjes së plotë të normalizimit, përfshirë natyrisht edhe dakordësimin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe brenda kornizës kushtetuese të Republikës së Kosovës.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4401
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë
25 Dhjetor, 20:46
-
Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës
25 Dhjetor, 20:00
-
Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, 13 km rrugë për të vjedhur 14 herë! Ministret e Ramës pa forcë morale
25 Dhjetor, 19:13
-
Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!
25 Dhjetor, 18:53
-
Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni
25 Dhjetor, 17:25
-
VIDEO/ Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve
25 Dhjetor, 16:02
-
Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës
25 Dhjetor, 13:52
-
'Erdhi në jetë bebushi i parë', Rama: Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël
25 Dhjetor, 12:33
-
'Gëzuar Krishtlindjet', kartolina e krerëve të shtetit, politikës e ndërkombëtarëve për të krishterët! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit
25 Dhjetor, 08:09
-
Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori
24 Dhjetor, 19:58
-
Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste dhe akte agresioni
24 Dhjetor, 19:57
-
'Thuhet lart e poshtë ‘ai fiton, se opozita është e dobët!’ Rama 'thumbon' kritikët: Ka një arsye kryesore për fitoret e mia...!
24 Dhjetor, 19:53
Propozimi Edi Ramës është shumë i drejtë.Nuk ka pse të Shkohet në Briksel 1000 her pa zgjidhur problemi që është shumë i tjjesht për 1 konferenc me dyer të mbyllura 24 orë..Ose bëje ose ik nga pushteti me saksione.Nuk ka të bëj fare me ATO qëllon militantët. -Nuk mund të mbroi sigurinë në Kosovës NATO pafundësisht..deri sot 24 vite.Kjo është marrzi për të cilën deklaroi Bill Clinton..!
PërgjigjuNjeriu normal që e quan veten Shqiptarë nuk e bë këtë propozim të shëmtuar antikombëtar. Ky propzuesi fatzi e din se po që se do pranohehej ajo konferens , me njëher do bie edhe vendimi i Gjykates Nderkombtare për pavarsin e Kosovës…! Prandaj e them e perseris për të milionten herë se Edvin shqipfolësi pumpmunstycket kunder shtetsis së Kosovës dhe kthimin e saj prap nën Serborusi. Kjo është Tradhti Kombtare e pariparueshme e EKR tradhtarit…!
Përgjigju