Identifikim me fytyrë për personat që shikojnë faqe pornografike, propozimi i Mbretërisë së Bashkuar

Identifikim me fytyrë për personat që shikojnë faqe pornografike, propozimi i Mbretërisë së Bashkuar

Foto ilustruese

Britania e Madhe mund të përdorë opsionin për identifikimin me fytyrë për personat që shikojnë pornografi në internet. Jo për të ndëshkuar të rriturit që e përdorin atë në përgjithësi, por të miturit britanikë që nuk lejohen të hyjnë në një përmbajtje të tillë, të paktën derisa të mbushin 18 vjeç. Por si bëhet? Deri më tani, “kontrollet prindërore” nuk kanë rezultuar efektive në çdo situatë dhe as “vetëcertifikimet” online nga përdoruesit.

Për këtë, autoriteti i telekomunikacionit i qeverisë britanike, Ofcom, nuk e ka përjashtuar identifikimin me fytyrë përmes kamerës së përparme të celularit apo kompjuterit. Qëllimi përfundimtar: të sigurohet që gjithnjë e më pak të mitur të kenë akses në përmbajtje pornografike në internet . Ndër masat që po shqyrtohen janë kontrollet e detyrueshme të kartave të identitetit, kontrollet në kartat e kreditit dhe krijimi i "portofoleve të identitetit dixhital". Megjithatë, po shqyrtohet edhe identifikimi me fytyrë, për të kuptuar nëse tiparet e fytyrës së një personi janë ato të një fëmije apo të një të rrituri.

Natyrisht, propozimi ka gjeneruar kritika në Mbretërinë e Bashkuar. Le të jemi të qartë: këto janë vetëm rekomandime, të paktën për momentin, dhe qeveria e Rishi Sunak nuk ka paraqitur (ende) një ligj në këtë drejtim. Në çdo rast, nëse një autoritet institucional si Ofcom e thotë këtë, propozimi zbatohet si i tillë.

Sipas studimeve të ndryshme kombëtare, mosha mesatare e një të mituri britanik që akseson përmbajtje pornografike nëpër faqet në rrjet është 13 vjeç. Shumë e ulët për autoritetet. Sipas kompanisë IT Yoti, identifikimi i fytyrës në rrethana të ngjashme është i mundur dhe i sigurt, "sepse të dhënat fshihen sapo të bëhet e qartë se personi që përdor pornografi nuk është i mitur", thanë përfaqësuesit e saj për BBC.

Po në lidhje me të gjithë përdoruesit e tjerë të pornografisë në internet? A mund të jenë vërtet kaq të sigurt që të mos lënë gjurmë në internet dhe në serverët e qeverisë, në emër të privatësisë?

Faqet si Pornhub e konsiderojnë iniciativën kundërproduktive: “Kjo rrezikon t'i drejtojë përdoruesit drejt sajteve të paligjshme, me edhe më pak kontroll. Dhe kapja e të dhënave personale si njohja e fytyrës mund të rrezikojë sigurinë e përgjithshme.”

Protesta të ashpra ka pasur edhe nga shoqatat kryesore për privatësinë e qytetarëve: “Pasojat katastrofike”. Në çdo rast, ekzekutivi britanik i Rishi Sunak ka siguruar publikimin e udhëzimeve të reja në fillim të vitit 2024.

Sipas Ofcom, 14 nga 67 milionë britanikë ndjekin rregullisht përmbajtje pornografike. Dhe një njohje e drejtpërdrejtë e fytyrës, për autoritetin qeveritar, do të ishte metoda më e mirë për të identifikuar nëse ka një të mitur në anën tjetër të ekranit të një filmi porno. Pornhub mbetet, edhe sot e kësaj dite, faqja e 14-të më e shikuar online në botë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut