Familjarët kanë identifikuar tetë nga viktimat që u vranë pas një sulmi me armë në qytetin Lewiston të shtetit të Maine në SHBA të mërkurën. Zyrtarët thanë se të paktën 18 kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë të plagosur. Sipas raportimit të policisë policia, disa prej emrave të tyre nuk janë bërë ende të ditur. Disa anëtarë të familjeve kanë folur për viktimat në disa media.
Policia thotë se Robert Card është i armatosur dhe i rrezikshëm. Banorëve të Lewistonit, qyteti i dytë më i madh në shtetin e Meinit u është kërkuar të mbyllen në shtëpi. Edhe shkollat janë mbyllur
Midis tyre ishte edhe Bob Violette, një pensionist 76-vjeçar, i cili ishte lojtar i zjarrtë i bowling, dhe menaxher i barit Joseph Walker, raporton BBC.
76-vjeçari u identifikua nga gruaja e tij Cassandra. Ajo i tha gazetës Lewiston Sun se ai humbi jetën duke mbrojtur një grup fëmijësh me të cilët ishte në rrugicën e bowlingut Just-In-Time. Ai ka lënë pas tre djem dhe gjashtë nipër e mbesa, tha ajo. Gruaja e tij, Lucy, u plagos në sulm.
Cassandra e përshkroi bashkëshortin e saj si një banor të përjetshëm të Lewiston, i cili kishte lidhje të thella me komunitetin dhe që i bënte njerëzit përreth tij të ndiheshin mirë.
"Ai nuk të lejonte të dilje nga dera pa e përqafuar dhe një puthje në faqe. Ai ishte aty për gjithçka", tha ajo.
Një ish-mekanik i Sears, Violette ia kushtoi kohën e tij bowling-ut në pension. Ai filloi të drejtonte një skuadër të bowling për të rinjtë shumë vite më parë, tha nusja e tij, i cili mori edhe nipërit e tij më të mëdhenj që të merrnin pjesë në lojë. Ai kursente për të blerë iPad dhe iPhone për të kapur sa më mirë dhe pastër videot e të rinjve dhe nipërve të tij duke luajtur bowling, tha Cassandra.
Tricia Asselin, 53 vjeç
Vëllai i Asselin konfirmoi për CNN se ajo ishte në mesin e viktimave. Ajo ishte duke punuar me kohë të pjesshme në sallën e bowlingut, në momentin kur personi i armatosur hapi zjarr.
“Kur gjithçka filloi të ndodhte, ajo vrapoi në banak dhe filloi të telefononte policinë, por në atë moment ajo u qëllua. Ajo ishte vetëm dhe po përpiqej të ndihmonte gjithë njerëzit që ndodheshin aty”, tha DJ Johnson për CNN.
Johnson e përshkroi atë si "motra e tij e vogël" dhe tha se djali i madh i viktimës është i shkatërruar nga vdekja e saj. Motra e tij tjetër ishte gjithashtu në rrugicën e bowlingut, tha Johnson, por ajo arriti të shpëtonte.
Michael Deslauriers
Stacey Deslauriers, ish-gruaja e Michael, i tha Washington Post se ajo ishte duke ecur me makinë kur mori lajmin se ai ishte qëlluar për vdekje në sallën e bowlingut.
"Ai ishte një njeri i mrekullueshëm. Një baba i mrekullueshëm", tha Stacey.
Ajo tha se e dashura e tij, e cila ishte me të gjatë të shtënave, i kishte thënë asaj se ai u përpoq të ndalonte sulmuesin. Stacey tha se pas rrëfimit të dashurës së ish-bashkëshortit nuk e kishte habitur pasi "ai ishte një hero”.
Joseph Walker, 56 vjeç
Vdekja e Walker u konfirmua nga babai, Leroy Walker, i cili është një këshilltar i qytetit në Auburn. Djali i tij punonte në Schemengees Bar and Grill, një nga vendet ku personi i armatosur hapi zjarr. Ai u vra pasi u përpoq të ndiqte personin e armatosur, tha Leroy për ABC News.
Në një intervistë të veçantë me NBC News, Leroy tha se mori njoftimin për vdekjen e djalit të tij 14 orë pas të shtënave.
“Asnjë nga ne nuk ka fjetur, kemi qenë zgjuar gjithë natën. Nuk dinim ku të shkonim, dhe tek kush të vraponim”, tha Walker.
Policia është ende në kërkim të autorit të dyshuar të armatosur që nga pasditja e së enjtes.
Lajmi kryesor: