Identifikohen disa nga viktimat e
tërmetit, fotot dhe historitë e tyre

Identifikohen disa nga viktimat e<br />tërmetit, fotot dhe historitë e tyre
Të rinj, fëmijë, të moshuar të shumtë ishin viktimat e tërmetit në Itali i cili shkatërroi qyteza të tëra. Të dhimbshme ishin edhe historitë e viktimave . Ndërsa orët kalojnë dhe shpresat për të gjetur persona gjallë shuhen.  Mediat italiane kanë nisur të publikojnë fotot e disa prej atyre që humbën jetën.

Arianna Masciarelli, 15 vjeç humbi jetën ndërsa ishte duke fjetur gjumë. E reja studionte në liceun artistik në Pomezia. 

Marisol Piermarini është vogëlushja 18 muajshe e cila ndodhej në Arquata del Tronto së bashku me prindërit për të shijuar pushimet. Nëna dhe babai shpëtuan por e vogla jo. Nëna e saj i kish shpëtuar tërmetit të Aquila në 2009 por vajza e saj nuk pati të njëjtin fat.

Giampaolo Pace ishte karabinier 43 vjeç. Ai kish shkuar në Akumoli për të pushuar por ndërtesa e familjes u shndërrua në rrënojë. Trupi i tij u gjet nga kolegët.

Ana Huete
Mes viktimave është edhe 26 vjeçarja nga Spanja Ana Huete e cila ishte martuar me një Italian. Çifti menaxhonte një piceri në Granada por ndodhej në Illica për pushime.

Bruna Muller dhe Cesare Marri ndodhej për pushime në shtëpinë në Amatrice. 

Ezio Tulli, 42 vjeç. Ndihmës/shef i policisë së trafikut në Aprilia, vdiq në Amatrice me dy djemtë e tij të moshës 14 dhe 12 vjeç. Gruaja është e padëmtuar.



1
 Arianna Masciarelli, 15 vjeç

2

(26 vjeçarja Ana Huete)

3
(Marisol Piermarini është vogëlushja 18 muajshe)

4
(Bruna Muller dhe Cesare Marri)

5
(Giampaolo Pace ishte karabinier 43 vjeç)

6


(Ezio Tulli, 42 vjeç)

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com) 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Droni nënujor bën zbulimin e rrallë, gjen se çfarë fshihet nën akullnajat e Antarktidës! Por më pas, zhduket edhe vetë mistershëm

Droni nënujor bën zbulimin e rrallë, gjen se çfarë fshihet nën akullnajat e Antarktidës! Por më pas, zhduket edhe vetë mistershëm