Ditën e djeshme në bregdetin e Durrësit është gjetur e mbytur një 40-vjeçare. Sot policia ka zbardhur ngjarjen duke bërë të ditur identitetin e gruas. Viktima është A.H, banuese në lagjen nr. 14 në Durrës.
 
Dje u tha se viktima ishte gjetur në breg pa shenja dhune gjë që e kanë konfirmuar edhe hetimet e sotme të cilat zbuluan se 40-vjeçarja është vetëmbytur dhe sipas dyshimeve kjo ka ardhur si shkak i depresionit. Ajo prej kohësh kurohej në Spitalin Rajonal të Durrësit për këtë arsye.
 

Redakdia Online
Al.N/Shqiptarja.com