TIRANE- Policia e Tiranës ka identifikuar autorin e telefonatës anonime për bombë tek shkolla “Sami Frashëri” në kryeqytet. Në 6 qershor, 17 vjeçari L.Vranici, nxënës i klasës së 10-të të kësaj shkolle, kishte telefonuar policinë për një alarm për bombë në ambientet e gjimnazit.
Nga verifikimet e Njësisë Antieksploziv nuk u konstatua asnjë problem. Duke bërë që ky lajm të konstatohet i rremë.
Pasi lajmi për bombë rezultoi fals, policia nisi një hetim disaditor për identifikimin e autorit të telefonatës.
Pas zbardhjes së identitetit, policia e Tiranës ka nisur procedimin penal ndaj 17-vjeçarit.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com