Është identifikuar trupi i pa jetë i shqiptarit i cili u gjet sot në mëngjes në Igumenicë, Greqi. 

Viktima është Bledar Terpollari, 25 vjeç, nga Skrapari. 

​Trupi i pajetë është gjetur nga fermerë të zonës dhe sipas policisë i është prerë koka. 

Shqiptari u gjet i vdekur në zonën e Gliki në veri të Greqisë, në krahinën Thesproti në Igumenicë, ndërsa dyshohet se shkak i vrasjes së tij mendohet të jetë prishja e pazareve të drogës. 

Policia po heton për shkaqet dhe autorët e kësaj ngjarje horror.

Sipas dëshmive të banorëve të zonës, viktima kishte shkuar në atë fermë rreth 2 muaj më parë për të kërkuar punë. Ai kishte nisur të punonte si bari në një fermë të quajtur ‘Breeder” dhe trupi është gjetur nga pronari i tij.

shqiptarit i pritet koka greqi

shqiptari i pritet koka greqi igumenice

shqiptari i pritet koka greqi igumenice

shqiptari i pritet koka greqi igumenice

shqiptari i pritet koka greqi igumenice


Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)