Identifikohet terroristi i tretë
në Bruksel, një gazetar i pavaru

Identifikohet terroristi i tretë<br />në Bruksel, një gazetar i pavaru
Një gazetar i pavarur është terroristi i tretë i shfaqur në kamerat e sigurisë së aeroportit të Zaventemit në Bruksel, që mori pjesë në shpërthimin terrorist.

Është e përditshmja blege Le Soir sipas së cilës, personi me xhaketë të bardhe dhe kapele të zezë është gazetari Faysal Cheffou.

Faysal Cheffou
 (Faysal Cheffou)

Cheffou, është arrestuar të enjten dhe ishte identifikuar falë dëshmisë së një taksisti, i cili të martën kishte shoqëruar grupin terrorist në Zaventem.

Lajmi është konfirmuar edhe nga autoritete belge të drejtësisë. Deri tani policia belge ka identifikuar dy kamikazët, vëllezërit El Bakraoui.

Sakaq aeroporti i Zaventem, do të qëndrojë i mbyllur deri të martën raportojnë autoritetet aeroportuale. Aeroporti u mbyll menjëherë pas shpërthimit që ndodhi në orën 08.00 të mëngjesit të së martës.

Brukseli u godit më 22 mars nga dy sulme terroriste në aeroportin e Zaventemit dhe metronë e Maelbeek, ku 31 persona humbën jetën dhe mbi 300 të tjerë u plagosën.

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë