Identifikohet "truri" i sulmeve 
në Paris, është belgu Abaaoud

Identifikohet në Paris, është belgu Abaaoud">
Organizatori i sulmeve të së premtes në Paris dyshohet se është një belg. Kështu raporton Asociated Press këtë të hënë. Terroristi i identifikuar është Abdelhamid Abaaoud. Sipas autoriteteve franceze janë zbuluar lidhjet e tij me një nga terroristët Ibrahim Abdeslam, që kreu një sulm vetëvrasës në lokalin “Comptoir Voltaire”. 

Po sot prokurorët në Paris kanë identifikuar zyrtarisht dhe dy terroristët e vrarë nga bombat, në sulmet e së premtes, Ahmad Al Mohammad dhe Samy Amimour.
 
Ora 14.00 Prokurorët belg lirojnë vëllain e terroristit të dyshuar
Burime nga prokuroria belge thanë se janë lënë të lirë 5 nga 7 të arrestuarit gjatë operacionit në Burksel, përfshirë Mohammed Abdeslam, vëllai i terroristit të dyshuar i cili u vetëvra nga bombat Ibrahim Abdeslam.

Një zëdhënsës i prokurorisë ka deklaruar se Mohammed Abdeslam është liruar pa akuzë. Vëllai i tretë Salah, është i kërkuari nga policia franceze, i cili dyshohet se ka marrë me qira një makinë, e përdorur nga terroristët në Bataclana.

Një zyrtar i prokurorisë ka thënë për AFP, se aksioni policor që po zhvillohet në Bruksel, ka si objektiv arrestimin e Saleh Abdeslam. Por nuk konfirmohet nëse Abdeslam ka qenë ën shtëpinë e cila u rrethua nga policia në Molenbeek.

Ora 12.40 Pak minuta më vonë pasi radio belge RTL raportoi se është arrestuar në Bruksel terroristi i shpallur në kërkim Salah Abdeslam, televizioni publik rus RTBF mohon lajmin e arrestimit të tij.

Ora 12.10 
Policia belge ka arrestuar 26-vjeçarin Salah Abdeslam, i dyshuar për përfshirjen e tij në sulmet e të premtes në Paris. Ai është vënë në pranga gjatë kontrolleve në Bruksel, në perferi të Molenbeek, e njohur si një pikë e nxehtë islamike, raporton radio RTL. 

Më herët autoritetet franceze dhe belge lëshuan një urdhër arresti ndërkombëtar për 26-vjeçarin, duke deklaruar se është person me rrezikshmëri të lartë.

arrestimi
(Në foto momenti i arrestimit të Salah Abdeslam)

Ora 11.00 Një zyrtar francez ka identifikuar si “trurin” e sulmeve terroriste në Paris, një belg me emrin Abdelhamid Abaaoud, raporton AP. Më herët është raportuar se Abaaoud, është një ekstremist i njohur si drejtues i një celule terroriste i cili u vetëvra gjatë sulmit në kafenë Comptoir Voltaire.

re
(Në foto, belgu Abdelhamid Abaaoud)

terroristi belg


Ora 10.28 Identifikohen dy terroristët e vrarë
Prokurorët në Paris kanë identifikuar zyrtarisht dy terroristët e vrarë nga bombat, në sulmet e së premtes. Ata janë Ahmad Al Mohammad dhe Samy Amimour.

Ahmad Al Mohammad (Stade de France)

Al Mohammad, terroristi që u vra nga shpërthimi në stadiumin Stade de France, është tashmë zyrtarisht personi i lidhur nga autoritetet me pasaportën siriane, e cila u gjet afër trupit të tij. Ai ka lindur në 10 shtator 1990 në Idlib të Sirisë.

Pasaporta ishte regjistruar nga një refugjat i cili ka kaluar në ishullin grek Leros më 7 tetor. Gazeta serbe Blic tha se ai ka kaluar në Serbi më 7 tetor, pasi 4 ditë më parë kishte qenë në Leros. Al Mohammad raportohet më pas të ketë udhëtuar nëpër Maqedoni, nëpërmjet kalimit Miratovca në Serbi, ndërsa njoftohet se ka kërkuar azil në Preshevë.

Samy Amimour (Bataclan)

Amimour, njëri nga terroristët e vrarë në teatrin e Bataclan ka lindur në 15 tetor në 1987 në Paris, nga rrethinat veri-lindore të Drancyt. Ai njihej nga autoritet franceze përpara sulmit të së premtes.

Ora 10.00 Terroristi me pasaportë siriane një muaj më parë ka kërkuar azil në Preshevë
Gjetja e një pasaporte sirianë pranë trupit të një prej sulmuesëve që shpërtheu veten jashtë Stade de France të premten duket se ka ngritur më shumë pyetje. Athina dhe Beogradi kanë konfirmuar se dokumenti i përkiste një emigranti nga qyteti sirian Idlib dhe që është regjistruar si refugjat në Greqi dhe Serbi muajin e kaluar. Por Franca nuk ka konfirmuar publikisht nëse pasaporta me emrin Ahmed Almuhamed, i përket terroristit apo ndonjë emigranti që mund të ketë shkuar si tifoz në stadium. 

"Do të ishte një gabim që për shkak të këtij rezultati, të lidhnim çështjen e emigrantëve me terrorizmin dhe refugjatët të vuajnë pasoja për shkak të këtij incidenti", tha ministri i Emigrimit në Greqi Yannis Mouzalas. 

siriani

Asnjë lidhje e Ahmed Almuhamed nuk është zbuluar zyrtartisht me sulmet terroriste në Paris, por nëse provohet ajo mund të ndryshojë debatin politik për të pranuar refugjatët nga vendet e BE-së.

Besohet se ISIS mund të ketë lënë qëllimisht një pasaportë siriane me qëllim të nxis frikën evropiane për emigrantët.

Ndërkohë mediat serbe kanë publikuar disa materiale, që sipas tyre Ahmed Almuhamed ka luftuar në siri. Dy gazetat më të mëdha në Beograd, Blic dhe Kurir kanë publikuar disa foto që sipas tyre Ahmed Almuhamed ka prerë koka në Siri.
 
Po sipas mediave serbe terroristi me pasaportë siriane një muaj më parë kërkoi azil në Preshevë, më 7 tetor. Zyrtarët grekë kanë njoftuar tashmë, se ai hyri në territorin e Greqisë më 3 tetor. Në territorin e Serbisë ka hyrë më 7 tetor në Miratovcë, nga Maqedonia.

Në rrjetet sociale është publikuar një video ku terroristi Amar al-Zaidi shihet teksa vallëzon me refugjatët e tjerë në një kamp refugjatësh në Preshevë.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Bebe Rexha reagon sërish pas incidentit në aeroport: Nuk do të mjaftoj falja

Bebe Rexha reagon sërish pas incidentit në aeroport: Nuk do të mjaftoj falja