Identifikohet viktima e atentatit te 'Xhamlliku', kush është ish-polici i vrarë

Identifikohet viktima e atentatit te 'Xhamlliku', kush është ish-polici i vrarë

1566939188_db7e13ff4ce44069847eb74763279de3.jpg

Identifikohet viktima e atentatit te 'Xhamlliku'. Ai është Santiago Malko, ish polic. Ai ka qenë i përfshirë në një ngjarje kriminale 3 vite më parë. Në këtë ngjarje janë përfshirë dy vëllezërit Edmond dhe Gentian Lashi, 34 dje 26 vjeç dhe 23 vjeçari Santiago Malko, ky i fundit ish punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Policisë së kryeqytetit.

Ata janë përfshirë në një konflikt të ashpër fizik, në rrugën “Ismail Alla”, vetëm disa metra larg Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Konflikti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një borxhi. Të dyja palët, kanë në pronësi lokale bastesh sportive në të njëjtën zonë, por sipas Policisë konflikti ka ndodhur në lokalin e Edmond Lashit. Ka qenë ish-­polici Santiago Malko që ka shkuar në pikën e basteve të vëllezërve Lashi dhe është konfrontuar fizikisht me ta. Nga përleshja fizike, 23-­vjeçari është plagosur lehtë, pasi është goditur me grusht në hundë. Është raportuar se dy vëllezërit i kishin marrë pistoletën ish-policit dhe kanë tentuar ta vrasin.


Lajmi kryesor:

Tiranë- Ekzekutohet në makinë me 10 plumba ish-polici 26-vjeçar, mik i Ervis Martinajt (EMRI)


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)