Zëri në videon publikuar nga ISIS, ku merrte përsipër sulmet terroriste në Paris, i përket një shtetasi francez. Sipas gazetës gjermane Der Spiegel, autoritete franceze kanë gjetur të dhëna të reja të cilat vërtetojnë se sulmet në Paris janë drejtuar nga Siria.
Zëri në videon e shpërndarë nga ISIS në rrjetet sociale është identifikuar. Ai është Fabien Clain një qytetar francez nga Toulouse, i cili ka qënë aktivizuar me shtetin islamik.
Ai ka lindur në vitin 1980, ka qënë në Siri që në shkurt të vitit 2014 ku mendohet se ishte pjesë e celulave që përhapnin propagandën e ISIS.
Fabien Clain, 35 vjeç ishte i lidhur me Mohamed Merah, njeriu i cili vrau tre ushtarë para se të sulmonte një shkollë hebreje në Tuluzë, duke vrarë tre fëmijë.
Gjithashtu i njohur si Omar, ai ka qenë i njohur për shërbimet e inteligjencës franceze që nga viti 2001, së bashku me vëllain e tij, Jean-Michel, 33 vjec.
Sipas burimeve të Spiegel, bashkimi i Clain me grupet radikale ka nisur që në vitet 90, mbas 9 shtatorit vitit 2011 kur së bashku me vëllain formuan një grup. Ata u arrestuan kur u përpoqën të shkonin në Irak.
Mbas lirimit nga burgu në vitin 2014 ai shkoi në Siri.
Redaksia online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com