Një zyrtar ushtarak izraelit tha se Hezbollahu qëlloi rreth 200 raketa drejt Izraelit dhe trupave të tij gjatë fundjavës, pavarësisht marrëveshjes midis Izraelit dhe Libanit për të zgjatur armëpushimin.
"Kjo është një shkelje e qartë dhe e vazhdueshme e marrëveshjeve të armëpushimit", tha zyrtari. Përleshjet midis forcave izraelite dhe Hezbollahut vazhduan edhe pasi të dërguarit nga të dy vendet ranë dakord të premten për të zgjatur armëpushimin për 45 ditë të tjera.
Në javët e fundit, militantët kanë përdorur vazhdimisht dronë me kosto të ulët të pajisur me kamera video me fibra optike (FPV) kundër forcave izraelite, duke paraqitur një sfidë të re për ushtrinë izraelite.
"Ky është një kërcënim specifik dhe direktiva ime për ekipin është të gjejë një zgjidhje për këtë dhe kërcënimin tjetër që lind", tha kryeministri Benjamin Netanyahu.
Libani u përfshi në luftën që ka ‘mbërthyer’ Lindjen e Mesme pasi Hezbollahu qëlloi raketa drejt Izraelit më 2 mars, në përgjigje të një fushate të përbashkët ushtarake SHBA-Izrael kundër Iranit.
Në hakmarrje, Izraeli pushtoi Libanin jugor dhe vazhdoi të godiste objektivat e Hezbollahut në të gjithë vendin. Sulmet e IDF-së kanë vrarë më shumë se 2,900 njerëz në Liban që nga fillimi i luftës, përfshirë mbi 400 që nga fillimi i armëpushimit më 17 prill, sipas autoriteteve libaneze.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Sulm me dron pranë termocentralit bërthamor në Emirate! Trump pas bisedës telefonike me Netanyahun: Nuk do mbetet asgjë nga Irani, nëse s'bien dakord për një marrëveshje





