Idlib, 20 mijë civilë të tjerë të zhvendosur pranë kufirit turk në 48 orët e fundit

Idlib, 20 mijë civilë të tjerë të zhvendosur pranë kufirit turk në 48 orët e fundit

Numri i civilëve që kanë migruar pranë linjës kufitare turke nga rajoni sirian i Idlibit që nga fillimi i nëntorit është rritur në 284 mijë si pasojë e sulmeve të regjimit të Bashar al-Assadit, Rusisë dhe grupeve të mbështetura nga Irani, pasi së fundmi edhe 20 mijë civilë janë zhvendosur në këtë zonë në 48 orët përkundër reduktimit të sulmeve, raporton Anadolu Agency (AA).

Popullata në provincën e Idlibit filloi të zhvendoset drejt linjës kufitare me Turqinë që kur regjimi sirian dhe mbështetësit e tij i filluan sulmet në nëntor dhe nisën një operacion më 20 dhjetor.

Familjet nga Idlibi kanë vazhduar të shpërngulen pranë linjës kufitare turke nga frika e vazhdimit të sulmeve, edhe pse bombardimet e fuqishme të Rusisë, regjimit sirian dhe grupeve të mbështetura nga Iranit u zvogëluan nga fillimi i javës së kaluar.

Muhammed Hallaj, drejtor i Grupit të Koordinimit dhe Reagimit në Siri, tha për AA se 20 mijë civilë janë zhvendosur në 48 orët e fundit, duke shtuar se numri i civilëve të shpërngulur pranë kufirit Siri-Turqi që nga fillimi i nëntorit ka arritur në 284 mijë.

Ai tha se në rast të riintensifikimit të sulmeve, një valë e re e migrantëve mund të fillojë nga rajoni Jabal al-Zawiya, me çka 250 mijë civilë mund të shpërngulen nga vendbanimet e tyre.

Gjendja e civilëve kapet nga kamerat e AA-së

Mijëra civilë kanë vështirësi të gjejnë strehim për shkak të mbushjes së kampeve në Idlib, mungesës së infrastrukturës për vendosjen e tendave të reja dhe zvogëlimit të ndihmave humanitare.

Kampet e mbuluara nga uji dhe balta janë filmuar nga kamerat e AA-së.

Mijëra familje të ngelura pa shtëpi pas ikjes nga sulmet kanë nevojë urgjente për ndihmë.

Ndryshe, gjatë takimit të Turqisë, Rusisë dhe Iranit në maj të vitit 2017 në Astana të Kazakistanit, Idlibi u shpall zonë e deeskalimit, ku aktet e agresionit do të ndaloheshin.

Turqia dhe Rusia arritën një marrëveshje shtesë në shtator të vitit të kaluar në Soçi si pasojë e shkeljes së armëpushimit nga ana e regjimit sirian.

Megjithatë, forcat e regjimit me ndihmën e mbështetësve i kanë vazhduar sulmet e tyre pavarësisht marrëveshjes. Që nga ajo datë, mbi 1.300 civilë kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve./ AA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë