TIRANE - Ish-zëvendësministri i Drejtësisë, Idlir Peçi ka marrë sot detyrën e re si zëvendësministër i Mbrojtjes. Me emërimin e Peçit në këtë post, Ministria e Mbrojtjes ka tashmë dy zëvendësministra, së bashku me Petro Koçin qw mban këtë post.

Idlir Peçi u prezantua nga ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, në një ceremoni ku merrte pjesë zëvendësministri tjetër Petro Koçi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-ve, gjeneralmajor Jeronim Bazo, si dhe drejtorët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm. 

Vendimi për emërimin e Peçit si numri dy i mbrojtjes është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, më 2 Mars

Që prej nëntorit të vitit 2013, Idlir Peçi ka mbajtur detyrën e zëvendësministrit të Drejtësisë. Në vendin e Peçit është emëruar Eridjan Salianji, që mbante më parë postin e anëtarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës.
 
Redaksia Online
m.b/Shqiptarja.com