Kryetari i Partisë për Drejtësi e Integrim dhe Unitet nëpërmjet një shkrimi i bën thirrje ministrit të Jashtëm Edmond Panariti të ngrejë cështjen çame në bisedën me homologun grek që do ta zhvillojë pas pak ditësh.
“Sot kanë kaluar 20 vjet nga ky deklarim i palës greke, dhe ne mendojmë se plagët mund t’i konsiderojmë vërtet të mbyllura nëse kjo çështje, pra çështja e mbi 40 mijë shqiptarëve çamë të përzënë nga Greqia, e 5000 të vdekurve, të vrarëve, të masakruarve nga gjenocidi grek, do të trajtohet me drejtësi.Pra, ne duam drejtësi europiane si shpagim për gjenocidin e asaj kohe; ne duam pranim të asaj që ka ndodhur; ne duam ndjesë për atë që ka ndodhur sipas modeleve më të mira të pajtimit; ne duam një zgjidhje pajtuese sipas parimit të shpirtgjerësisë, që i ka propozuar dikur Greqisë, dhe ish-zëvendësambasadori amerikan në Greqi. Ne duam drejtësi europiane, jo hakmarrje ballkanike.”- shkruan në shkrimin e tij me titulli “Mesazhet e shqiptarëve të Çamërisë për vizitën e zotit Panariti në Athinë" që u publikua sot në disa media të shkruara.
Ai shton se nuk kërkohet zgjidhje e mjenjëhershme .“Por ne duam gjeste të vërteta pajtimi”- thotë Idrizi duke kërkuar që Panariti që të marrë me vete në Athinë, si pjesë të delegacionit, edhe një përfaqësues të çështjes çame.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com