Idrizi: E çmojmë propozimin e
Edi Ramës për çështjen çame
«Ne vlerësojmë se ky propozim që vjen nga PS-ja, zhbllokon impasin që ishte krijuar brenda komisionit të jashtëm në procesin e miratimit të Rezolutës së çështjes çame nga parlamenti shqiptar", deklaroi sot kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi.
TIRANË - « Ne përshëndesim hapjen e liderit të opozitës ndaj çështjes çame dhe konfirmimin se PS nuk e ka përfshirë në programin e saj këtë çështje thjesht për ta lënë në letër, - ka deklaruar sot kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, pak orë pasi për çështjen çame u shpreh kryetari i PS-së, Edi Rama. - Ne vlerësojmë se ky propozim që vjen nga Partia Socialiste, zhbllokon impasin që ishte krijuar brenda komisionit të jashtëm në procesin e miratimit të Rezolutës së çështjes çame nga parlamenti shqiptar dhe vëmë në dukje tre momente që shkojnë në të njëjtën gjatësi vale me projektin tonë », - tha ai.
"Në projektin tonë ne kërkojmë heqjen e Ligjit të Luftës dhe nxjerrim në pah dhe faktin e provuar botërisht se kombi shqiptar dhe ai grek e kanë luftuar fashizmin siç është vërtetuar nga konferencat ndërkombëtare të pasluftës dhe se popullsia çame në mënyrë të natyrshme ka qenë pjesë e luftës anti-fashiste", - theksoi Idrizi.
"Së dyti, ne pajtohemi me faktin që çështja çame është një çështje e pazgjidhur politike që duhet adresuar diplomatikisht në frymën dhe me instrumentat e sipërpërmendur.
Së treti, çmojmë përfshirjen e detyrimit që Qeveria të raportojë çdo gjashtë muaj në parlament për adresimin diplomatik të kësaj çështjeje.
Përfitoj nga rasti i kësaj deklarate për shtyp, për të theksuar që Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet është një parti që mbështet një patriotizëm modern e pragmatist, që di t’i japë përgjigje nevojave të sotshme dhe sfidave të së ardhmes dhe që nuk ka asnjë lidhje me qëndrimet dhe retorikat folklorike dhe anakronike ksenofobe dhe ultra-nacionaliste që më shumë ngjajnë me traditën shoviniste të vendeve fqinje sesa me të kaluarën e lavdishme dhe dinjitoze të rilindasve tanë.
Në kushtet e këtij zhvillimi të ri ne i bëjmë thirrje të gjitha partive, mazhorancës dhe opozitës, që të angazhohen që nesër për konsultime të hapura dhe konstruktive në mbledhjen e Komisionit të Jashtëm të Kuvendit që do të merrnin në konsideratë qëndrimet e partive të ndryshme dhe do të nxirrnin një tekst më të integruar e konsensual i votueshem per te gjithe parlamentin Shqiptar.
PDIU gjithashtu bashkohet me thirrjen e shoqatës patriotike «Çamëria» për të organizuar para parlamentit shqiptar në ditët e ardhshme një protestë masive kundër zvarritjes së pajustifikueshme të miratimit të rezolutës për çështjen çame »,- përfundoi Idrizi.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Nëntor, 23:23
A po japin rezultat protestat e PD-së?
-
Po
14.8%
-
Jo
81.5%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 1046
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha lirohet nga arresti shtëpiak, avokati Arbër Hoxha: Kemi të bëjmë me zëvendësim mase, jo revokim! 'Detyrimi me paraqitje' mbetet
27 Nëntor, 11:34
-
Sali Berisha lirohet nga 'arresti shtëpiak!' Reagon opozita, Meta nga burgu e përshëndet: Urime! Desorosifikimi drejtësisë emergjencë kombëtare
27 Nëntor, 11:29
-
Namir Lapardhaja: Flojera Davidhi – gjyqtare e ‘fjalës së lirë’ apo ‘e kapur nga Edi Rama’?
27 Nëntor, 11:22
-
Kristjan Asllani në formacionin e javës në Serie A
27 Nëntor, 11:20
-
Ciceron/ ‘Nëntori i Yjeve të Artë’, koncerti me këngë në TKOB! ‘Nëntori Festiv’ me aktivitete në Sarandë! ‘I këndojmë flamurit’ festival në sheshin e Flamurit, Vlorë
27 Nëntor, 11:19
-
Gjyqtarja e GJKKO Davidhi i hoqi 'arrestin shtëpiak' Sali Berishës, SPAK: E apelojmë
27 Nëntor, 11:18
-
'Krenar që miratuam bonusin e fundvitit, më të madhin ndonjëherë', ministri Gonxhja: Pagesat për pensionistët nisin javën e dytë të dhjetorit pranë sporteleve të ISSH
27 Nëntor, 11:11
-
Qeveria miratoi kthimin e parave profesionistëve të lirë, Ministri Malaj: Ndoqëm rrugën ligjore! Procesi i rimbursimit përfundon më 31 dhjetor 2024
27 Nëntor, 11:04
-
Suel Çela rekrutoi edhe gjyqtaren e Tik-Tokut Enkeleda Kapedanin, si ia mbylli dosjen kriminale, i ofroi një makinë 40 mijë euro! Gjyqtarja: Kam respekt për të
27 Nëntor, 11:04
-
Kosovë/ Stacioni policor në Zveçan sulmohet me dy granata dore
27 Nëntor, 10:50
-
Gjykata e Fierit sekuestron 1 mln eruo pasuri të një shtetasi! Dhjetra apartamente në Tiranë e Durrës
27 Nëntor, 10:46
-
Në krye të Champions League dhe asnjë gol i pësuar, Inzaghi: Jemi për në finale, krenar për Interin
27 Nëntor, 10:43