Idrizi- Glover: Zgjedhjet duhet të jenë transparente dhe demokratike

/ATSH/.- Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, priti në një takim drejtuesen e misionit vëzhgues të OSBE-së për zgjedhjet vendore, Audry Glover.
Gjatë takimit, Idrizi shfaqi kënaqësinë e tij për misionin vëzhgues të OSBE-së, si një institucion garant që zgjedhjet e 21 qershorit do të monitorohen me kujdes dhe imtësi, për të pasur një proces zgjedhor transparent dhe demokratik.
"PDIU është një forcë politike që kandidon në të gjitha bashkitë e vendit", tha ai, duke u ndalur në boshtet kryesore politike të PDIU-së si, çështjen came, si një çështje të të drejtave të njeriut, si dhe frymën përbashkuese që duhet të gëzojë kombi shqiptar.
Kreu i PDIU-së, Idrizi, paraqiti pikat programore të PDIU-së, me të cilat garon në zgjedhje vendore, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me rritjen e ndërgjegjes kombëtare, zhvillimin ekonomik, punësimin dhe mbrojtjen sociale.
Idrizi dhe Glover biseduan gjatë mbi situatën zgjedhore në vend, klimën politike, pasqyrimin mediatik, kuadrin ligjor dhe procesin e fushatës, votimit dhe numërimit të votave. Idrizi u shpreh se procesi duhet të monitorohet me kujdes, veçanërisht në procesin e votimit dhe numërimit. Ai deklaroi se numërimi elektronik do të ishte zgjidhja më e mirë për vendin tonë, duke shmangur një herë e mirë këtë problem. 

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Vrasja e Eduart Reçit, del në gjykatë polici i komisariatit nr 2 dhe i vëllai