TIRANË-Kreu i PDIU shpëtim Idrizi propozon që të mblidhen forumet e grave për të zgjidhur krizën.
 
Kjo deklaratë u bë gjatë një takimi me forumin e grave në “Akademinë e Arteve”.
 
Sipas Idrizit para se dikush nga jashtë të vijë për të zgjidhur këtë krizë kjo duhet të lihet në dorën e grave.

“Kemi propozuar pakt Kombëtar për krizën, iu drejtuam presidentit për një tryezë. Është vullneti politik që po na mban në kriza të paarsyeshme. Unë sot e kam një propozim. Para se të presim që dikush të na vijë nga jashtë të na zgjidhë krizën. U propozoj forcave politike që përpara se të na vijnë nga jashtë. Ne propozojmë që ditën e hënë të mblidhen forumet e grave që të zgjidhin krizën. Të jenë gratë ato që do të zgjidhin krizën, politikanët kanë dështuar”, tha Idrizi.
 
Sipas kreut të PDIU sa herë që gratë kanë qenë në detyra publike kanë treguar që ajo punë është bërë më së miri.
 
“Kam vlerësuar përkrahjen e gruas ne PDIU. Ne u renditëm force e dyte politike në Tropojë e Delvinë, ku kryetaret e PDIU ishin gra. Sa herë gratë dhe vajzat kanë qenë në detyra publike ajo detyrë është realizuar më së miri. Nuk mbaj mend të ketë pasur akuza për korrupsion për ministre gra, apo sjellje të deputeteve në parlament si ajo që kanë burrat”, është shprehur Idrizi.