Idrizi: Kotzias 'tigër letre'. Të
çojmë “ligjin e Luftës” në NATO

Idrizi: Kotzias 'tigër letre'. Të<br />çojmë “ligjin e Luftës” në NATO
Me tone të ashpra ka folur Shpëtim Idrizi në Këshillin Kombëtar të PDIU të mbledhur ditën e sotme.  Një mesazh iu adresua ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias i cili pak ditë më parë i kujtoi Shqipërisë tanket, dhe forcën ushtarake. Kryediplomatin grek, Idrizi e quajti, ‘tigër prej letre’ dhe i kërkoi qeverisë që çështjen e ligjit të luftës ta adresojë në ministerialin e NATO-s.

 “Ndiqja përroin psiqik të Nikos dhe mu kujtua Enver Hoxha. Tigër prej letre ishte  shoku Enver, tigër prej letre është dhe shoku Niko. Nikos Kotzias kërcënoi të gjithë shqiptarët jo vetëm disa syresh. I bëj thirrje qeverisë shqiptarë për ligjin e luftës t’i adresohet ministerialit të NATO-s. Ky absurditet duhet të marrë fund

Kreu i PDIU u shprehur se ministri i jashtëm Nikos Kotzias ngjante me Enver Hoxhën, kur thoshte se Sazani është hekur dhe beton.

Pak ditë më parë, diplomacia greke paralajmëroi Shqipërinë të tregohet më e kujdesshme lidhur me çështjen çame, pasi sipas ministrit të Jashtëm, Nikos Kotzias, Greqia është shumë herë më e fortë se Shqipëria, duke përmendur këtu dhe sistemet e mbrojtjes apo ato të sigurisë.

“Greqia ia kalon në të gjitha drejtimet. Ka dhjetëfishin e GDP-së, sisteme të shumëfishta mbrojtjeje dhe sigurie, shumëfish forcë ekonomike. Ata janë të varur sa i përket ekonomisë, remitancave të emigrantëve, investimeve, tregtisë. Kemi edhe përfaqësim asimetrik në arenën ndërkombëtare. Ndaj është mirë që të bashkëpunojnë, të bëhen realistë dhe të ndihmojnë në krijimin e marrëdhënieve të përfitimit të përbashkët. Të zgjidhim çështjet e hapura bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe traditën europiane”, ka thënë Kotzias.

Mesila Doda zgjidhet Sekretare Përgjithshme e PDIU
Mesila Doda zgjidhet Sekretare Përgjithshme e PDIU, ndërsa nënkryetarë zgjidhen Halil Hyseni dhe Abaz Hado. 

​Idrizi: Nopranëve politikë u them; PDIU kauzë moralin, jo pushtetin
Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi përshëndeti sot Këshillin Kombëtar të kësaj partie duke drejtuar dhe disa mesazhe ndaj politikanëve që e kanë thumbuar partinë e camëve për përfitime në politike.

“Sot dalin disa nopranë në politikë e guxojnë të na tregojnë përfitimet elektorale që mund të kemi kemi. Këtyre nopranëve unë u them se për çështjen çame dhe të gjithëve do konsiderohemi mburojë njerëzore për cdo të drejtë të nëpërkëmbur. Nuk ka dhe nuk do të ketë tjetër varrezë ushtarësh grekë pa u ndërtuar memoriali çam për gjenocidin grek”.

Idrizi vuri në dukej se krijimi i PDIU u bë mbi një kauzë morale. Sipas tij, PDIU nuk po kërkon të vërë pushtet duke shfrytëzuar çështjen çame, por kërkon ta shfrytëzojë pushtetin për zgjidhjen e saj.

PDIU u krijua mbi një kauzë morale, lotët torturat që lamë pas në dheun e të parëve. E kthyem cështjen  çame në motiv të brendshëm por dhe të imponuar politikisht”, tha Idrizi duke shtuar;
"Na është dashur të zhvendosim paragjykimet dhe ta kthejmë çështjen çame në një kauzë të madhe për të arritur dënimin e gjenocidin e madh ndaj çamëve, një çështje ku do të jemi të gjithë shqiptarët bashkë. Eshtrat e të parëve tanë nuk janë mish për top e plaçkë pazari për cilëndo forcë që kërkon të bëjë politikë me shitje flamuri. Kjo që bëjmë ne është drejtësi”, tha Idrizi.

Sa i takon marrëveshjes politike, Idrizi tha: "Marrëveshja nuk është plotësuar as në 1 % të saj".

Ai ka shtuar se elementët politikë brenda dhe jashtë Shqipërisë, të cilët synojnë izolimin e Çështjes Çame vetëm tek çamët, synojnë dështimin e zgjidhjes së saj.

Pak ditë më parë Idrizi kritikoi kryeparlamentarin Ilir Meta për vizitën në Greqi. Sipas, Idrizit, Meta e konsideroi cështjen Çame si çështje të së shkuarës, dhe se nuk u deklarua hapur në shtetin grek mbi këtë cështje.

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s’do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Forcat e armatosura ukrainase janë gati për një sulm të ri në Kursk

Forcat e armatosura ukrainase janë gati për një sulm të ri në Kursk