TIRANE - Kreu i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrzi, i është drejtuar nëpërmjet një letre të hapur medias shqiptare mes së cilës kërkon mbështetje për Rezolutën për zgjidhjen e çështjes çame.
Letra fillon me një sqarim të asaj çka përmban rezoluta dhe çfarë ajo përfaqëson. Sipas Idrizit Rezoluta nuk është tekst i një partie, i një koalicioni partish, i të gjithë partive. Ai është teksti i të gjithë popullit dhe kombit shqiptar.
Mbi këtë element, Idrizi i drejtohet mediave duke i thënë që të ndjekin me vëmendje zhvillimet rreth Rezolutës dhe të mos e shohin vetëm si veprën e tij dhe të deputetit Dashamir Tahiri.
« Me këtë qasje, kjo Rezolutë nuk mund të shihet në mënyrë indiferente nga shoqëria dhe media shqiptare. Kjo është arsyeja pse me Rezolutën janë rreshtuar intelektualë dhe burra të shquar të këtij vendi dhe kombi, si Sami Repishti, apo Alfred Moisiu, shumë shoqata brenda dhe jashtë vendit », shprehet Idrizi.
Kreu i PDIU-së bën thirrje gjithashtu që media nuk duhet ta trajtojë Rezolutën në aspektin politik dhe t’i kushtojë minutazhin apo hapësirën kushtuar politikave, por sipas tij duhet të merret me brendinë e saj, me tekstin.
Sipas Idrizit Rezoluta që propozohet prej përfaqësuesve të komunitetit çam, ka në thelb zgjidhjen e plagëve të këtij komuniteti, dramën e tij, brenda të drejtës ndërkombëtare dhe evropiane, madje brenda ligjeve greke, i takon të gjithë kombit.
Teksti i Rezolutës, sqaron Idrizi, për nga kompleksiteti i marrëdhënieve që ndërthur, implikon shtetin shqiptar, politikën shqiptare, kombin shqiptar në marrëdhënie me fqinjin jugor, Greqinë.
«Gjatë historisë, popujt tanë përgjithësisht janë marrë vesh me njeri-tjetrin, megjithëse shteti grek në fund të shekullit të 19-të dhe një pjesë të madhe të shekullit të 20-të, ka bërë gjithçka për të zhdukur esencën tonë kombëtare. Gjatë këtyre viteve të fundit, pikërisht për shkak të sjelljes së shtetit grek në atë periudhë, Greqia na ka një borxh të madh, i cili gjendet në sirtar, siç pohonte një studiues grek, por « ne s’kemi ditur t’ja kërkojmë ». Për të mos na dhënë borxhin, Greqia gjatë këtyre viteve është sjellë sikur t’ja kemi borxh. Na ka kërkuar shumëçka dhe ka marrë thuajse gjithçka ka kërkuar. Duke i kujtuar Greqisë borxhin që na ka, shqiptarëve të Çamërisë, shqiptarëve të Greqisë në përgjithësi, kombit tonë, ne i rrisim dinjitetin shoqërisë, shtetit, kombit shqiptar. Rezoluta kërkon marrëdhënie fqinjësie të mirë, në frymën e barazisë dhe respektit reciprok dhe nuk i shpall luftë askujt, madje i kërkon Greqisë të heqë ligjin e luftës. Kjo ngjan arsyeja e dytë, pse kjo Rezolutë nuk është e imja, e mikut tim, e komunitetit tim, por teksti i dinjitetit dhe i krenarisë sonë kombëtare përballë fqinjit»,
Sipas kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizi, Rezoluta duhet t’i bashkojë të gjithë mbit ë gjitha nëse Greqia bën presione dhe bllokon integrimin e Shqipërisë mbi këtë pretekst.
« Ne duam që përballë fqinjit të jemi të qartë në atë që duam dhe që ata na detyrohen. Ne po kërkojmë diçka që të tjerët na e kanë kërkuar dhe na e kanë marrë. Po kërkojmë monumente, nderim për të vdekurit, lëvizje vërtet të lirë, respektim të të drejtës së pronësisë, së shtetësisë, respekt ndaj komunitetit tonë në tekstet e tyre shkollore. A nuk na i kanë kërkuar grekët të njëjtat gjëra dhe na i kanë marrë ? Po kërkojmë pra, atë që na takon.
Nëse kundër saj do vazhdojnë të zhurmojnë ata që s’duhet ta bëjnë- përfaqësuesit e minoritetit grek, që kurrë s’kanë parë asnjë të keqe prej shqiptarëve çamë, ose jo çamë ; nëse Greqia bën presion me pretekst miratimin e Rezolutës ;nëse Greqia e bllokon integrimin evropian të Shqipërisë, me këtë pretekst ;
çfarë duhet të ndodhë në Shqipëri ? A do vazhdojmë të heshtim ?Prandaj i bëj thirrje kujtdo, mediave veçanërisht që të bashkohemi rreth Rezolutës », përfundon letra e Shpëtim Idrizit drejtuar medias shqiptare.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Gjatë nënshkrimit të Rezolutës në Durrës u dha alarm fals për bombë