Nga foltorja e Kuvendit Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi kërkoi që data 27 qershor të shpallet dita e gjenocidit ndaj popullit çam. Gjithashtu Idrizi shprehu keqardhjen që ende nuk ka një rezolutë për heqjen e ligjit për luftën me Greqinë dhe avancimin për çështjen e shqiptarëve të Çamërisë.
“Kërkojmë që 27 qershori të shpallet dita e gjenocidit ndaj populli të Çamërisë. Siç është e njohur botërisht, pas Luftës së Dytë Botërore mbi popullsinë çame u krye një gjenocid. 2770 jetë njerëzore u masakruan mizorisht, qindra fshatra u dogën dhe u grabitën, si dhe 30 mijë shqiptarë u larguan. Po ashtu qindra të tjerë vdiqën nga uria.
![]()
Ne si deputet kemi kërkuar rezolutë për Bosnjën, Australinë, Kosovën, Holokaustin dhe kemi bërë shumë mirë, sepse kjo kujtesë na tregon se këto raste nuk duhet të përsëriten më, por jam i keqardhur që ende nuk ka një deklaratë apo rezolutë për heqjen e ligjit për luftën me Greqinë dhe avancimin për çështjen e shqiptarëve të Çamërisë," u shpreh Idrizi
Lajmi kryesor:
Kuvendi/ Berisha i 'gjyqtarëve të plepave' sulmon Felajn! Replikon Nënkryetarja: Jam krenare për familjen time! Ti e familja jote 'non grata' jeni krejt të zi!
S.G/r.k./Shqiptarja.com
