Kuvendi/ Berisha i 'gjyqtarëve të plepave' sulmon Felajn! Replikon Nënkryetarja: Jam krenare për familjen time! Ti e familja jote 'non grata' jeni krejt të zi!

Kuvendi u përfshi në debat lidhur me kohën e vënë në dispozicion për të diskutuar raportet vjetore të 4 instituiconeve të drejtësisë.  Opozita thotë se është reduktuar në maksimum koha e debatit për raportet e Institucioneve te drejtësisë.

Ndërkohë Berisha dhe deputetët e tij vunë në shënjestër nënkryetaren e kuvendit e cila pritet të ketë 4 familjarë të saj në Prokurorinë e Tiranës.

'Ermonela Felaj, një simbol i nxirë i kapjes së drejtësisë, i nepotizmit, njeriu i vetëm në Europë dhe në botë që ka në institucion në Prokurorinë e kryeqytetit 4 familjarë po kryeson debatin për organin e drejtësisë. Nuk ka tallje më të madhe, nuk ka cinizëm më ekstrem. Nga ana tjetër, duhet të informoj shqiptarët se është bërë gjithçka në kundërshti me nenin e rregullores dhe çdo praktikë që të gjitha institucionet e drejtësisë, këtij sistemi që shënon dështimin më të madh, këtij sistemi që nuk iu ofron më drejtësi shqiptarëve, këtij sistemi i cili për shkak të gjahut të shtrigave, për shkak të vetingut mbi kritere politike fetare dhe krahinore, jo u përgjysmua, por u shkatërrua, u devastua plotësisht.'- tha Berisha.

Për opozitën ky është shembull i kapjes në një dorë të sistemit të drejtësisë nga ana e maxhorancës. Në replikë Felaj tha se ndihej krenare për familjarët e saj të cilat janë në detyrë për shkak të arsimimit dhe aftësive të tyre dhe mohoi të ketë pasur ndërhyrje politike në emërime.

Ermonela Felaj: "Duhej të largoheshit ju (Sali Berisha) e familja juaj që jeni shpallur non grata  për korrupsion masiv. Unë jam krenare për veten time dhe në familjen tonë nuk gjen asgjë të zezë. Ti je krejt i zi ti dhe familja juaj."

Balla fton opozitën në pritjen e Clinton
Nga ana tjetër kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ftoi deputetët e opozitës të jenë pjesë e ceremonisë së pritjes dhe dekorimit të ish presidentit të SHBA-së Bill Clinton pasditen e sotme

"Ftoj deputetët e opozitës të jenë pjesë në ceremoninë publike. Do të nderoni veten tuaj" tha Balla.

Sali Berisha para se të niste Kuvendi mblodhi grupin parlamentar dhe u kërkoi deputetëve të tij që të përgatiten për debat.

Bëni radiografinë e tyre të plotë” i porositi Berisha deputetët.

E pyetur pas raportimit kryetarja e KLGJ Naureda Llagami shpjegoi se procedurat janë standarde dhe të gjithë kandidatët trajtohen njësoj.

Deputetja Albana Vokshi s’u mjaftua nga përgjigja e Llagamit, ndërsa të njëjtën pyetje e kishte edhe për kreun e KLP.

Alfred Balla drejtues i KLP se tha se zgjidhja është që Kuvendi të ndryshojë ligjin në fuqi.

“Ne kemi diskutuar nuk pati shkelje! Ndryshojeni ligjin”- tha Balla.

Nga ana tjetër Prokurori i përgjithshëm Olsian Cela shprehu shqetësim për vakancat në sistemin e prokurorisë, të cilat kanë sjellë 21 mijë çështje të mbartura nga viti 2022. Kreu i KLP, Alfred Balla, raportoi se me prurjet e reja nga magjistratura, vendet vakante në prokurori mund të plotësohen në 3 vitet e ardhshme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:38
Dash Sula në Kuvend: SPAK të vërë traun të vilat 500 mijë euroshe te Gjiri i Lalëzit dhe të kapë politikanët e korruptuar! Janë të lidhur me krimin

 

Deputeti Dash Sula ka folur ashpër në Kuvend, duke thënë se SPAK duhet të godasë si politikanët majtas ashtu edhe djathtas, ndërsa akuzon deputetët se janë të lidhur me krimin e organizuar dhe biznesmenit e fuqishëm në vendin tonë.

Në fjalën e tij, Sula tha se nuk ka nevojë për shumë hetime për të gjetur se  ku ka korrupsion, por mjafton që SPAK të vendosë traun në vilat nga 500 mijë euro në Gjirin e Lalzit apo në jug të vendit dhe të shikojë se kush politikanë futen aty që sipas tij janë të korruptuar. Po ashtu tha se duhet të hetohen edhe deputetët që lëvizin me makina 100 apo 200 mijë euro.

Po ashtu, sipas Sulës, si ata majtas, si ata djathtas po i bëjnë presion SPAK.

“Pranë organeve të qeverisë së ministrive korrupsioni arrin deri në nivelet më të larta. Nuk ka qoftë kriminel të krimit të organizuar që të mos jetë i lidhur dhe të mos ketë mbështetje politikë. Është trinomi krim i organizuar, politikë biznes. E dimë gjithë se këtu jetojmë se cilët biznes nuk marrin kredi në banka për të ndërtuar kulla po marrin paratë. Si ka mundësi një 18-vjeçar të ketë 88 apartamente dhe jeton në Londër, si ka mundësi të ndërtosh kulla e mos të marrësh kredi. Si mund të ndodhë, çfarë ka një politikan të ha dreka me biznesmenë, pse bëjnë pushime bashkë, të dalë telefonata me një krerë të krimit të organizuar, ç’punë ka një nga politika që të rri për drektë me persona të ekspozuar të krimit të organizuar. Tregon që ka interesa të caktuar. Për të gjetur SPAK, dhe e mbështes publikisht, po i them spak e ka shumë të thjeshtë, të vënë traun te gjiri i Lalëzit, Palasë në Dhërmi dhe të shikojë se kush politika shkon në vilat 500 mijë euro. Kjo është e vërteta, të shikojë kush janë këta politikanë që lëvizin me makina 100 mijë euro e 200 mijë euro. Edhe nga krahu i majtë dhe djathtë, ka zonja e deputet që kam respekt maksimal, por ka edhe nga ata që duhet të jenë para drejtësisë. Nuk është normale që SPAK të merret me një arkë peshk, me korrupsionin e një telefoni, kur ke para shumë gjëra, këtu kur ne gjithë e dimë se kush ka këllqe të bëjë korrupsion sa i përket inceneratorit, kush ka këllqe që t’i jepen 200 mln euro personave nëpër bashki të mëdha, është Tirana, Durrësi, Vlora, Elbasani, janë qytete e mëdha ku ndahen miliona euro sipas interesave të caktuara. SPAKU është në një person të fortë politk nga të dyja krahët. Nuk flisni ju se jam i bindur se kushdo politikan i mazhorancës se ka një kod siç e ka mafia, të bëjë 1 vit burg dhe të gëzojë pasurinë, mos të akuzohen vetëm për shpërdorim detyre por t’i sekuestrohet edhe pasuria”, tha Sula.

Ora 17:29
Majko: Nuk ndihem mirë kur shoh të majtë në burg! Iu drejtohet krerëve të drejtësisë: Pse vetëm ne po e shkelim ligjin?

 

Deputeti Pandeli Majko nga foltorja e Kuvendit ku edhe u raportua për punën e bërë gjatë vitit 2022 drejtuesit e institucioneve të Drejtësisë së Re, tha se ato janë përfaqësues të shpresës publike për zbatimin e ligjit duke nisur nga vetë salla e Parlamentit.

Majko u shpreh se mazhoranca e ka “provuar në kurrizin e saj shkopin e drejtësisë së re” duke mos e fshehur zhgënjimin se kjo drejtësi deri më tani ka parë vetëm majtas.

“Mos prisni që t’u them që ndihem mirë kur shoh përfaqësues të politikës së majtë në burg. E vërteta është që ndihem keq. Por më keq ndihem kur përballem me pyetjen se mos vallë në këtë vend vetëm të majtët e shkelin ligjin?”, tha Majko.

Deputeti socialist kërkoi nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë që të mos u kthehet traditave të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe që marrëdhënia me Prokurorin e Përgjithshëm të mos ajo si ajo e një çifti të divorcuar.

Ndërsa, sa i përket punës së SPAK, Majko tha se mbështet hetimin e nisur brenda strukturës së Posaçme për nxjerrjen e sekretit hetimor.

Ora 14:45
Flutura Açka, thirrje institucioneve të drejtësisë: Guxoni t’u afroheni ‘mbretërve’ të korrupsionit

1683119382_maxresdefault1.jpg

Deputetja e Partisë Demokratike ka qenë e ashpër në fjalimin e saj në Kuvend, teksa po raportonin drejtuesit krerët e 5 institucioneve qeverisëse të sistemit të drejtësisë.

Gjatë fjalës së saj në foltoren e Kuvendit, Açka lëshoi akuza ndaj qeverisë “Rama”, duke e akuzuar si të korruptuar. Açka i bëri thirrje drejtësisë, që të merret me korrupsionin dhe të guxojë që t’i afrohet njerëzve të pushtetit.

Fjala e plotë e Açkës

SPAK-u, Rreth i Dhjetë i Ferrit
 
Gjatë vitit 2017, tek shkruaja romanit tim të radhës “Të ftuar në Rrethin e Dhjetë” e ku jam marrë edhe me politikanët keqbërës të tranzicionit shqiptar (dikush thotë se janë vetëm 10% që molepsin edhe pjesën e mbetur!), u rreka të gjeja emrin e një vendi ku t’i degdisja ata, të themi, një lloj torture morale, një formë ndëshkimi publik, ngaqë i kishin tradhëtuar shqiptarët në ëndrrën e tyre për ta bërë Shqipërinë si e gjithë Europa.
 
Kështu subkoshienca, mjeti i zejes sime më çoi te koncepti i Rrethit të Dhjetë të Ferrit, burgun e vuajtjes së mëkatit që nuk gjenden as në trojet biblike, as në ato të “Ferrit” të Dantes, nëpër nëntë rrathët e të cilit njerëzit ndëshkohen sipas një mëkati të vetëm që kanë e ku mbetet ende një veshtulli njerëzore.
 
Aty në Rrethin e Dhjetë do të ishte vendi i politikanëve keqbërës me kompleksin e mëkateve, fajeve e veseve, me të tillë model makiavelist që shkel çdo kod, kur e moralshme është të vjedhësh, kur e ndershme është të korruptosh, kur e pranueshme është të dhunosh e kur e duatrokitshme dhe e votueshme (edhe me vota të vjedhura) është që njëherësh të vjedhës, të korruptosh, të dhunosh, të tallesh e të bullizosh individë e komunitete. Të mos flasim pastaj për seksomaninë akute që të jep pushteti.
 
Kështu, në të vërtetë, pa e ditur as vetë unë kisha bërë thirrjë për një institucion të lartë skanimi moral e politik e njerëzor, i cili mungonte ndër shqiptarë, dhe që si për ta përmbushur profecinë time do të thirrej shumë shpejt SPAK, një filtër që do të pastronte politikën shqiptare përmes drejtësisë, të cilën Aristoteli e quan “Politika e politikave.”
 
Kështu i nderuar z. Dumani, në portën e rrethit të dhjetë të Ferrit, me emrin SPAK, ju nuk jeni as Shën Pjetri me çelësa në dorë, as rremtari i varkave nëpër Akeron, as shqytari që mban gijotinën, por ju jeni zëdhënësi i vullnetit tonë për drejtësi. Ju jeni drejtësia jonë e munguar.
 
Sepse, për shkak të këtyre politikanëve keqbërës në këto tridhjetë vite, ne nuk kemi bërë shtet. Dhe me po atë thirrje të aktit të parë të Hamletit: “Something is rotten in the state of Denmark”, ju kujtoj publikisht: I nderuar, z. Dumani, të nderuar prokurorë të SPAK-ut, diçka është thyer në shtetin e Shqipërisë!
 
Dhe është në barrën tuaj ta gjeni atë thyerje, dhe është në barrën tonë politike ta riparojmë atë thyerje, dhe është në barrën e shqiptarëve të na e kujtojnë detyrën përditë, edhe juve, edhe neve.
 
Dhe duhet ta bëjmë këtë para se të na ikin të gjithë shqiptarët nga Shqipëria. Sepse, mes dhjetëra arsyeve të ikjes së tyre, ka një arsye që i mërzit ata me vendin e tyre: Vakumi i së drejtës, ose pandëshkueshmëria, siç thuhet rëndom.
 
Para se të drejtoj gishtin te ju, nëse e keni bërë mirë apo keq punën tuaj, po e nis nga këtu në Parlament, ku shpesh na pëlqen ta ndajmë politikën nga morali, nga etika, nga turpi, nga higjiena politike. Këto janë simbioza që ne i kemi shqyer ndonjëherë të infektuar nga e pamoralshmja, nga joetikja, nga paturpësia dhe mungesa e higjienës politike.
 
Të më falin disa kolegë shumë të nderuar, njohjen me të cilën këtu e kam quajtur privilegj. Ata nuk përfshihen në këto rreshta. Unë po flas për atë pjesë që i shërben bandës me pushtet, duke na kthyer edhe neve vetë në pjesë të saj, qoftë edhe si spektatorë.
 
A nuk kemi kaluar ne këtu ligje nominative për koncensione, për ulje taksash, kur të gjithë e kemi ditur se cilët oligarkë po dorovisim? A nuk i kemi vënë ne ligje të caktuara në shërbim të kompanive të caktuara të miqve tanë?
 
A nuk e kaluam këtu me një të rënë të lapsit Portin e Durrësit, edhe pse do ta kthejë Durrësin në Dubain e ri, e mbi të gjitha në kryeqendër europiane prostitucioni e droge, ja mu si ai Dubai që e tronditi me karkasat e shndritshme që fshihnin ngrehinat e zbrazura edhe vetë të ndjerin Berluskosni, i cili, edhe pse një nga njerëzit më të pasur të Italisë, nuk mundi dot kurrë as ta ëndërronte ta bënte ndonjë këtë në ndonjë cep të Italisë së tij antike. Sepse antikitetin nuk e konkurron asnjë lloj moderniteti, qoftë edhe kamnor.  
 
A nuk u kemi dhuruar ne këtu me vota primitive Butrintin miqve të pushtetit, mes të cilëve edhe ca antishqiptarëve të rafinuar, pa u shqetësuar fare se shumë shpejt ne shqiptarët do ta gjejmë veten në historinë e shkruar nga sharlatanë dhe profanë si një çetë kaçakësh në origjinë bastarde, mu siç na dizenjojnë armiqtë.
 
Pasi edhe lahutën ua falëm sllavëve, me iso-polifoninë dorovitëm grekët, fjalën “Besa” e deformuam në muze për hebrenjtë edhe pse gjakon vetëm me fenomenin e gjakmarrjes si pjesë e identitetit tonë të patjetërsueshëm?
 
A nuk e shitëm ne bregun e shqiptarëve për investitorët strategjikë dora vetë miqtë tanë, për oligarkët e trojeve 1 euro, a nuk i shesim me një lehtësi të papërballueshme tokën e shqiptarëve, ujërat e shqiptarëve, rërën e shqiptarëve, liqenet e shqiptareve, guroret e shqiptarëve, pyjet e shqiptarëve?
 
A nuk jemi ne këtu në Parlament e Qeveri, të majtë e të djathtë, që pasi i kalojmë paratë me projektligje që i kthejmë në ligje, ua ndërrojmë gjatësinë tuneleve dhe i çajmë ato në majë të malit për t’i bërë më të shkurtëra e për të vjedhur paratë, apo ua lëvizim gjurmën rrugëve të projektuara që t’i afrojmë ato me qendrave tregtare të oligarkëve tanë?
 
Po ç’bëni, ju zotërinj prokurorë, me këtë anumeracion të së keqes? Ç’bëtë ju me sistemin e patronazhimit? 900 mijë shqiptarë janë përgjuar deri te fryma, deri te shtrati, deri te sëmundjet personale e zënkat me fqinjët. Çfarë bëtë ju për ta sjellë në vend dinjitetin e tyre? Asgjë, ju e shitën çështjen e patronazhistëve diku tjetër për moskompetencë. Se nuk po flas për Aktivistin.
 
Ç’bëtë ju zotërinj me dosjet 184 dhe 339 të zgjedhjeve të 15 prillit 2021? Asgjë, e shitët atë si një gjë shumë e vogël për t’u marrë ju të mëdhenjtë, edhe pse bandat kriminale bënë kërdinë cep më cep të Shqipërisë me solidaritet të plotë me shtetin?
 
Nuk di në ka ndonjë gjë më të madhe në këtë vend se të prekësh vullnetin e popullit në demokraci? Nuk ka pra, jo!
 
A mund t’ua thoni shqiptarëve nëse ia dini rrënjët dhe degët burimeve të financimit ndonjërës prej këtyre kullave të larta që keni para syve? Prokuroria italiane jua dha me zë e me shkrim përfshirjen edhe të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës nëpër allashverishe me Ndragetën.
 
Por ju nuk e prekni dot atë, e para, sepse ai është Banka e Partisë Socialiste, pra banka e pushtetit, por edhe sepse eshtë eksponenti më korruptues që ka njohur shteti shqiptar në 100 e kusur vite të tij.
 
Ju nuk guxoni ta prekni atë as për çështjen e incineratorëve, edhe pse edhe bufi e di rolin e tij në vjedhjen që i bëhet çdo ditë qytetarëve të Tiranës për plehra që nuk digjen kurrë. Nuk e prekni, sepse siç i tha taksistit një kolegu juaj i mbetur peng në trafikun e tmerrshëm një natë shiu në Tiranë, nuk e prekni dot “kryeministrin e ardhshëm shqiptar”, siç ia ka mbushur ai mendjen vetes dhe mjedisit që e rrethon.
 
Ju i shërbyet atij në këtë ambicje duke ia hequr qafe sfidantin e tij më të madh, siç do t’ia hiqni edhe ndonjë sfidant a sfidante tjetër kur të vijë puna.
 
Lexoni shkrimin e fundit të Reporter-it të shihni gjëmën ekologjike që po i ndodh lumit të Erzenit dhe të gjithë territorit që lag ai prej landfillit të Sharrës deri në det. Nga të mbjellat e vaditura nga ato ujëra ushqeheni edhe ju, zotërinj prokurorë!
 
Ndihmojeni, pra, shtetin që të mos e korruptojë shtetin. Por bëjeni këtë jo duke i ardhur rrotull oborrit të korrupsionit e duke investiguar dhe hapur dosje për kundraxhinjtë dhe portierët e pallatit, ose për ca oborrtarë periferikë, por merruni me princërit e vërtetë ose guxoni të merreni me mbretin e korrupsionit. Ju siguroj se ju del dhe ju tepron çështja McConigal, për të cilën, për arsye të ditura botërisht, ju keni heshtur si vdekja.
 
I keni të gjitha privilegjet që shqiptarët mund t’ua garantojnë, e keni të gjithë pushtetin e mundshëm. Por shqiptarëve që ju kanë dhënë këtë privilegj, mos u kërkoni të bëjnë për edhe Pagesë e Frikës për ju. Ngrihuni në lartësinë e përgjegjësisë për të cilën jeni mandatuar, duke mos harruar se “mishi juaj mund të ketë frikë, po ju kurrsesi jo!”, siç thotë diku Borhesi.
 
Mbase kërkojmë shumë të themi se duam standarte europiane të drejtësisë, por ama nuk mund të jemi bishti në rajon, siç ka ndodhur deri tani. Mjafton shembulli i Kroacisë, Bosnjës, Bullgarisë, Rumanisë, edhe Maqedoninë e Veriut po deshët ku dy kryeministrave iu qendis tatuazhi i korrupsionit nga drejtësia funksionale.
 
Që të mos flas pastaj për Kosovën që po bën shtet europian, sepse po ta kujtoj atë, iu bie të fikët këtyre këtu, ngaqë u kujtoj turpërimin që Kosova iu bëri me refuzimin e “Open Ballkan”, për të cilin mu në këtë foltore u kanë shitur aq rrena shqiptarëve, sa e hodhën edhe vetë në kosh nga turpi, që të mos iu gdhendet si turp historik.

Ora 11:55
Çfarë po ndodh me kallëzimet për krimet elektorale të 2021 dhe çështjen e McGonigal? Ja përgjigjja e kreut të SPAK

 

Kreu i SPAK prezantoi sot në Kuvend raportin vjetor 2022 të institucionit që ai drejton.

Deputetja demokrate Albana Vokshi pyeti se çfarë po ndodh me kallëzimet për krimet elektorale të 2021 dhe çështjen e McGonigal

Albana Vokshi: Çfarë po bëni me kallëzimet për krimet elektorale të 2021. Nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Pse nuk është hapur asnjë hetim për aferën Mc Gonigal

Altin Dumani: “Pjesa më e madhe e tyre janë në hetim. Nuk mund të jap të dhëna e të raportoj për çështje konkrete. Por përsa kohë janë në hetim, ndaj me ju të njëjtën shqetësim me ju lidhur me disa cështje që janë të mbartura që kanë kohë në hetim dhe duhet të disponohen nga prokurorët me një vendimmarrje.  Unë si drejtues prokurorie kam të drejtë ti krijoj kushtet dhe infrastrukturën e nevojshme. Që nga dita e parë në këtë detyrë jam përpjekur ta bëj dhe shpresoj që në të ardhmen të kemi përgjigje me vendimmarrje.  

Ora 11:43
FOTOLAJM/ E paralajmëronte se do arrestohej, Berisha në Kuvend ndjek çfarë thotë 'armiku' i tij, Spartak Ngjela!

 

Ndërsa ishte në Kuvend Sali Berisha u kap mat duke lexuar një shkrim ku personazh kryesor është Spartak Ngjela.

Dikur miq e tani armiq shpesh në daljet e tij publike Spartak Ngjela paralajmëroi arrestimin e Sali Berishës nga SPAK. Madje në deklaratat e shpeshta televizive, edhe të fundit  Ngjela ka thënë se SHBA ka dorëzuar dosjen e Sali Berishës në dorë të SPAK.

Foto u publikua nga LSA në sallën e Kuvendit dje duket se linku i ka mbërritur Berishës në Whatsapp. 

 Në një tjetër deklarate televizive Ngjela shprehej se zgjidhja në PD është që Berisha të largohet. Madje thotë se si Rama dhe Berisha duhet të ikin urgjentisht pasi mbajnë njëri tjetrin.

“Ne dorë e ka Saliu, do tërhiqet? PD është parti e djathtë dhe të jesh i djathtë do të thotë të jesh nën influencën e SHBA, Saliu ka shpresë se mos shpëton Non Gratën. Saliu nuk tërhiqet se ka frikën e Non Gratës. Po këta që janë me Saliun dhe e panë që nuk kanë të ardhme, brenda 2-3 muajsh do kalojnë te PD zyrtare”, tha avokati për Report TV  në maj të 2023

    Ora 11:29
    Korreshi në Kuvend me një buqetë me grurë: Nga fermerët e Myzeqesë që qiviria ua mori votën dhe ia futi pak në çmim

     

    Paraditen e sotme në nisje të seancës plenare të Kuvendit të Shqipërisë, deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi hyri me një buqetë me grurë.

    Deputeti u shpreh se të gjithë fermerët kanë dalë me humbje dhe nuk kanë marrë asnjë subvencion, kështu që buqeta me grurë ishte për qeverinë që pasi mori votat, sipas tij, abuzoi me çmimin.

    "Kjo është një buqetë simbolike nga fermerët e Myzeqesë drejtuar qivirisë dhe në veçanti ministres së Bujqësisë që u kërkoi të mbillnin grurin edhe në prill. Në pamundësi për të ardhur me shalqi sot po ju sjell grurin meqë iu morën votën ia futën pak në çmim. Fermerët e grurit jo vetëm që nuk kanë marrë subvencion por sot në bursë, është me 22 dollarë kuintali. Të gjithë fermerët e Myzeqesë kanë dalë me humbje e presin nga kjo qiviri të paktën ti subvencionojë," tha Korreshi

    Ora 11:19
    Idrizi në Kuvend: Kemi rezolutë për Bosnjen e Holokaustin por ende asnjë për çështjen çame

     

    Nga foltorja e Kuvendit Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi kërkoi që data 27 qershor të shpallet dita e gjenocidit ndaj popullit çam. Gjithashtu Idrizi shprehu keqardhjen që ende nuk ka një rezolutë për heqjen e ligjit për luftën me Greqinë dhe avancimin për çështjen e shqiptarëve të Çamërisë.

    “Kërkojmë që  27 qershori të shpallet dita e gjenocidit ndaj populli të Çamërisë. Siç është e njohur botërisht, pas Luftës së Dytë Botërore mbi popullsinë çame u krye një gjenocid. 2770 jetë njerëzore u masakruan mizorisht, qindra fshatra u dogën dhe u grabitën, si dhe 30 mijë shqiptarë u larguan. Po ashtu qindra të tjerë vdiqën nga uria. 

    Ne si deputet kemi kërkuar rezolutë për Bosnjën, Australinë, Kosovën, Holokaustin dhe kemi bërë shumë mirë, sepse kjo kujtesë na tregon se këto raste nuk duhet të përsëriten më, por jam i keqardhur që ende nuk ka një deklaratë apo rezolutë për heqjen e ligjit për luftën me Greqinë dhe avancimin për çështjen e shqiptarëve të Çamërisë," u shpreh Idrizi

     

    Ora 11:00
    Maxhoranca gati për të bërë ndryshime në reformën në drejtësi, por Balla garanton: Pa dakordësinë e SHBA dhe BE nuk bëjmë asnjë hap

     

    Reforma në drejtësi ka nevojë për tu përmirësuar. Këtë e kanë pohuar dhe vetë drejtuesit e institucioneve të drejtësisë gjatë raportimeve në Kuvend, ndërkohë maxhoranca duket se është gati për të bërë këtë ndryshime. Por një gjë është e sigurtë. Ndryshimet do të realizohen vetëm nëse do të kenë konsensusin e SHBA dhe BE-së nënvizoi kreu i grupit parlamentart të PS-së Taulant Balla.

    Reforma në drejtësi ka kaluar. A ka nevojë për përmirësime për të bërë më efektive këtë reformë pas 5-6 vitesh? Pa dyshim që ka. Prej fund korrikut të vitit të kaluar ka pasur një sërë diskutimesh. Në shtator kemi ngritur një grup pune, nga mazhoranca dhe opozita, të cilët kanë bërë një proces të hapur duke ftuar të gjithë institucionet të sjellin propozimet e tyre, pasi ata e dinë më mirë se çfarë duhet përmirësuar. Një gjë ta dini nga ky krahu këtej, ne pa u dakordësuar me SHBA dhe BE, nuk bëjmë ndryshime në reformën në drejtësi. Pa dakordësinë e këtyre 2 partnerëve, pa të cilët nuk do të kishim bërë këtë reformë, do ishte Adriatiku, nuk do të ishim këtu. Ndaj duhet të jemi seriozë të mos e përdorim këtë për politikë, pasi janë çështje të rëndësisë kombëtare”, u shpreh Balla.

    Ai vuri në dukje se grupi i punës e ka përmbyllur procesin dhe të mërkurën do të iniciohet një takim me partnerët ndërkombëtarë për të diskutuar këto ndryshime

    “Këtë javë, të mërkurën kemi takim me miqtë ndërkombëtarë, pa të cilët nuk mund ta bëjmë reformë dhe nëse ka vullnet politik t’i miratojmë në seancën e fundit ose ta fillojmë shtatorin me miratimin e këtyre ndryshimeve”, tha Balla.

    Ai foli dhe për raportet vjetore të organeve të drejtësisë, ku ftoi opozitën të votonte rezolutat.

    “Kuvendi ka vendosur një standard të mirë, fakti që 5 institucionet janë në të njëjtën ditë raporti dhe kemi bashkuar në 7 orë e gjysmë debat për këtë çështje, do të ju ftoja të bëheni pjesë e këtij debati, por do të ishte mirë që edhe rezolutat të kalonin me konsensus. E kam thënë një herë tjetër: Kuvendi duhet të shprehet me një rezolutë për drejtësinë në tërësi, do të bëjmë një rezolutë për drejtësinë në tërësi dhe nuk e shoh të bazuar në librat tonë të bëjmë një rezolutë vetëm për SPAK. Ta mendojmë dhe vitin tjetër ta adresojmë”, tha ai.

    Nga ana e saj Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi sot se zbatimi i reformës në Drejtësi është përballur me probleme dhe se propozimet e sjella nga përfaqësuesit e organeve të Drejtësisë nuk po merren parasysh nga mazhoranca.

    “Ne diskutojmë sot raportet e institucioneve të drejtësisë që ka interes. Ne të gjithë e përdorim drejtësinë si retorikë të ditës, sot i kemi përfaqësuesit në Parlament për të na dëgjuar se kush janë shqetësimet tona. Ju kujtoj që nga shtatori i vitit të shkuar, institucionet e drejtësisë kanë paraqitur disa propozime dhe kërkesa në lidhje me ndryshimet. Janë bërë 8 vite që është ndryshuar Kushtetuta dhe miratuar paketa e ligjeve. Siç edhe kuptohet, ka pasur probleme që lidhen si me zbatimin, me influencën politike, me shkollën e magjistraturës, me hapësirën që hapin këto institucione me politikën”, u shpreh Tabaku gjatë seancës plenare.

    Ora 10:52
    Ermonela Felaj 'shënjestra' e Berishës në Kuvend për 4 familjarët në Prokurori: Jam krenare! Nuk janë plepistë! Ti e familja jote jeni krejt të zi

     

    Emërimi i familjarëve të nënkryetares së Kuvendit në prokurorinë e Tiranës u bë debat në Kuvend.

    Sali Berisha dhe deputetët të tij i kërkuan Felajt të mos ishte drejtuese e seancës duke e akuzuar se “ka uzurpuar prokurorinë e Tiranës me familjarë të saj”

    Luçiano Boçi: E keni bërë këtë shtet, drejtësinë e parlamentin duke e mbajtur në një dorë.

    Ermonela Felaj: E kuptoj që vini nga bashkimet profesionale e kultura e vjetër komuniste e të marrurit të familjarët është në ADN-në tuaj. E ke mbushur prokurorinë me familjarët e tuaj

     Ta dish ti dhe të gjithë të tjerët, ato tituj nuk na i ka dhënë politika por arsimi. Se magjistrat nuk të bën politika por shkolla, nuk jemi plepista. Nuk jemi nga listat e Sali Berishës kur ishte president. Ulu! Ato çështjet nuk i trajtoni ju. Mos sillni familjarët në sallë. Është e shpifur kultura juaj komuniste.

    Ndërhyn Sali Berisha nga salla. Kërkon replikë nga foltorja por Felaj refuzon

    Ermonela Felaj: "Duhej të largoheshit ju e familja juaj që jeni shpallur non grata  për korrupsion masiv. Unë jam krenare për veten time dhe në familjen tonë nuk gjen asgjë të zezë. Ti je krejt i zi ti dhe familja juaj."

    Ora 10:23
    Berisha replikon me Felaj: E shndërrove prokurorinë e Tiranës në strofull familjare. Turp! Reagon nënkryetarja: Mos mashtro!

     

    Sali Berisha deklaroi se kuvendi ka reduktuar kohën e debatit lidhur me raportet e veprimtarive vjetore të 4 institucioneve të drejtësisë.

    Duke replikuar me nënkryetaren e Kuvendit, Ermonela Felaj e akuzoi këtë të fundit se ka shndërruar prokurorinë e Tiranës në strofull familjare.

    “Keni kufizuar orën e debatit. Keni frikë nga tmerret tuaja, aferat elektorale dhe korruptive. Jeni skllevër të veprave tuaja kriminale. E shndërrove prokurorinë e Tiranës në strofull familjare. Turp!”

    Në replikë Felaj i tha: Ulu e mos mashtro, kur ske të flasësh për procedurë.

    Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP miratoi të martën më 27 qershor me 10 votat e anëtarëve të pranishëm projektaktet për renditjen e kandidatëve për tre pozicione vakante në Prokurorinë e Tiranës, ku në të tre rastet e para në listë u rendit prokurorja e Vlorës, Eranda Felaj.

    Ajo është motra dhe familjarja e katërt e deputetes së Partisë Socialiste, Ermonela Felaj, e cila pritet të emërohet në Prokurorinë e Tiranës. Përgjatë katër viteve të fundit, në Prokurorinë e Tiranës janë emëruar tashmë tre familjarë të deputetes Felaj.

    S.G/M.Q./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Iris: 04/07/2023 01:50

      Kjo prokuroria e Tiranes qenka kthyer per Felajt si llotaria amerikane per korcaret!

      Përgjigju
    • Nipotizem: 03/07/2023 19:46

      Nepotizem i hapur edhe i ben te gjithe per budallenj. Felaj = Fekale. Shemtire fshatare qe sle njeri ne rracen tende ne postet me te mira.

      Përgjigju
    • Jurisi: 03/07/2023 18:10

      Cudia me e madhe qendron ne faktin se na tregon meritokracin per emerimin e famijarve te saj … Ke meritokraci ate te emerimit te vllait OPGj qe vetem konkurs nuk ka por nje fars te madhe… Apo te birrit tuaj prokuror pa shkollen e magjistratures po il aman se eshte turp .. po cflasim dhe ne ku e njhni ju turpin

      Përgjigju
    • Arbëri: 03/07/2023 16:42

      Elisa spiropali nuk mundering të jet shqiptare, Kjo është femfaldiga më e ndyer antishqiptare që ka mundur të ylet në parlamentin shqiptarë ndonjëher.! Shpresojn se Clintoni do ia mbuloj krimet këtyre kriminelve…!

      Përgjigju
    • Sokol: 03/07/2023 14:11

      N.q.s kto kan ble diplomat ok.Skandaloze po n.q.s jan te zot ok ????. Problemi asht ky pse Sherdheni Argita ai dhandrri i vet jan me lek shum pse ky asht problemi

      Përgjigju
    • Popolo albanese: 03/07/2023 13:45

      4 anëtar në Prokurorinë e Tiranës shto këtu edhe kunatin (burin e Prokurores së Vlorës) që gojët e liga flasin se ka qenë i dënuar në itali dhe nuk ka mbaruar shkollën,,janë 5 shumëzo për 10 sekserë,,llogarinë bëjeni vetë

      Përgjigju
    • Tino: 03/07/2023 13:27

      Sigurisht qe nuk duhet te flasi berisha dhe ska goje per ta bere, por kjo nuk mbulon dot turpin e madh me 4 familjar te punesuar ne nje institucion. Ne prokurorinr shqipetare kho nuk ka ndodhur as ne kohen e berishes dhe nuk besoj qe ndodh ne asnje vend tjeter !!!

      Përgjigju
    • edi: 03/07/2023 13:11

      prandaj levizni nga shqiperia ju edhe pse su ka lene gje oa thene ai qe eshte me i keq se saju ja njera nga arsyet pse ikin shqipetaret edhe thoni fjalen e bukur ikja eshte ne trend hajde byth te zgjuara hajde

      Përgjigju
    • il popolo: 03/07/2023 13:02

      ke surrat ti te replikosh qe bere mashkullin qe ke, prokuror me vendim gjykate. YYYYY flliqesire, more ne qafe edhe shokun e klases pale, te ziun karstriot fshatarin. E perdore dhe hodhe tej si vemje...ne fakt ashtu eshte !!!

      Përgjigju
    • minushe: 03/07/2023 11:52

      sigurisht qe nuk shkon... nepotizem... berishen e njohim por edhe kjo 4 familjare ne nje institucion ska ku te rrije.... edhe dy veta te jene njeri duhet te largohet.....jo me kater ka vende plot ku te punojne njererit profesionale te zevendes krye parlamentares...pse vetem ne prokurorine e tiranes....?????

      Përgjigju
    • Mikel: 03/07/2023 11:41

      Lere Berishen por shiko se e bere prokurine e tiranes si pronen tende. Nuk ka shqiptar qe nuk e di qe cdo gje eshte per shkak te nderhyrjes tende. Shkolle kame mbaruar edhe shume te tjere me rezultate shume te mira por nuk i ka sjelle kush ne tirane as edhe nje per familje e jo 4. Thuaji shqiptrave si e emerove burrin prokuror pa shkolle magjistrature ne kundershtim me Kushtetuten?

      Përgjigju
    • Eri: 03/07/2023 11:19

      Berishen e dime si eshte por dhe 4 prokurore nga nje familje nuk shkon...mos e qelbni fare po fare....

      Përgjigju
    • e drejta: 03/07/2023 11:17

      BANDITI berisha KA LINDUR DHE DO TE VDESI I TILLE( BANDIT)....

      Përgjigju
      • Eri: 03/07/2023 13:27

        E dime kte o trim. Por ti leme dhe kta te behen bandits? Vezen e kuqe ka bere kjo Felaj? Turp.

    • Sondazhi i ditës:
      23 Dhjetor, 23:33

      Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



    ×

    Lajmi i fundit

    Aktivitetet kulturore/ ‘Arrëthyesi’, baleti emblematik i Krishtlindjes te Opera, dy shfaqje teatrore

    Aktivitetet kulturore/ ‘Arrëthyesi’, baleti emblematik i Krishtlindjes te Opera, dy shfaqje teatrore