Debate të forta kanë shpërthyer mes kreut të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi e kreut të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule. Shkak është bërë një deklaratë e Dules, i cili përjashton çdo koalicion me grupime politike të cilat kanë në përbërje si aleatë të saj, PDIU dhe Aleancën Kuq e Zi. Ndërkohë që ka ardhur dhe përgjigjia e fortë e kreut të PDIU, Idrizi i cili nuk ka munguar të kujtojë se një qëndrim i tillë i Dules s'ka të bëjë me vlera evropiane e për më tepër ngjan me deklaratat e partisë neonaziste greke. Njëherësh ka paralajmëruar se preferencat e tij për koalicione parazgjedhore.
"Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut mbetet e palëkundur në qëndrimin e saj për të mos bërë koalicion me parti të cilat kanë probleme të rënda demokracinë dhe shtetin e së drejtës", është shprehur kreu i PBDNJ, Dule në një prononcim për "AS", lidhur me koalicionet e mundshme për zgjedhjet e qershorit. Dule i është referuar Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe Aleancës Kuq e Zi, duke i bërë thirrje dhe partive të tjera që mos të mos bashkëpunojnë me forca të tilla. "Është e njohur publikisht se PBDNJ nuk do të bashkëpunojë me forcat politike të cilat kanë probleme me vizionin europian dhe me demokracinë dhe shtetin e së drejtës.
Rjedhimisht nuk ka hapësirë bashkëpunimi të PBDNJ me kategori të tilla forcash politike. Por kjo nuk do të jetë prioritet vetëm i PBDNJ, është një aspekt tejet negativ i jetës politike të vendit tonë, ku forca serioze politike, qeverisëse, siç janë PS e PD flirtojnë për bashkëpunime me forca të tilla politike të cilat cënojnë rëndë profilin europian të sistemit tonë politike dhe situatës politike", thotë Dule, kreu i PBDNJ. Por i menjëhershëm ka qënë reagimi i kreut të PDIU, Shpëtim Idrizi që ka preferuar të jetë shumë konciz në deklaratën e tij sqaruese për deklaratën e liderit të PBDNJ, Vangjel Dule. "Ky është një qëndrim aspak dinjitoz e aspak evropian.
Ky qëndrim më ngjan me qëndrimin e "Agimit të Artë". Por, nëse do të kishte mundësinë që PDIU të zgjidhte mes PBDNJ dhe Aleancës Kuq e Zi, ajo do të zgjidhte padyshim Aleancën Kuq e zi", ka qënë deklarata e Idrizit për gazetën "Shqiptarja.com". Duke paralajmëruar në këtë mënyrë se nuk përjashton mundësinë e një koalicioni me AK e Spahiut. Ndërkohë kreu i PBDNJ Dule sërish ka këmbëngulur ku ka bërë të ditur se deri më tani, forca që ai drejton është duke diskutuar me të gjitha forcat politike, duke mos i mbyllur derën asnjë force politike.
Një deklaratë të cilën e ka thënë dhe më parë për gazetën tonë, teksa ka nënvizuar se "mblesët" nga të dy partitë e mëdha, PD dhe PS nuk kanë munguar për ta joshur për koalicion parazgjedhor, përmes premtimeve konkrete por që deri më tani ende s'ka dhënë asnjë qëndrim. Ndërkaq, ai foli dhe për votën që do japë në Parlament lidhur me ndarjen e mandateve. "Votimi do të jetë gjithmonë konform ligjit dhe nuk duhet të karakterizohemi nga fryma e krijimit të dritareve në vendimmarrje legjislative, nga të cilat do të mund të përfitojë PBDNJ, ose ndonjë parti tjetër. Duhet të shihet ajo çka është e drejtë, ajo çka është ligjore", tha Dule. I pyetur lidhur me një bashkëpunim të mundshëm me partinë MEGA, e cila gjithashtu mbron të drejtat e minoritetit, Vangjel Dule ka deklaruar se PBDNJ nuk i ka mbyllur derën asnjë force politike dhe aq më shumë një partie e cila ka në themel të njëjtin program, duke lënë të kuptohet se janë gati për një gjë të tillë.
Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 25 janar 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com