"Idrizi", Rama: Nuk na tregon
Athina si funksionon parlamenti

Athina si funksionon parlamenti">
TIRANE - Në fokus të konferencës së mbajtur mes dy kryeministrave Rama e Vuçiç, ka qenë edhe diskutimi i çështjes së marrëdhënieve me Greqinë.

I pyetur nga gazetarët për emërimin e Shpëtim Idrizit si nënkryetar i parlamentit dhe reagimet e Greqisë, Rama u shpreh se në politikat e brendshme të qeverisë shqiptare nuk mund dhe nuk duhet të ndërhyjë asnjë asnjë shtet tjetër.

Rama po ashtu tha se nuk do ta lejojë Athinën që ti tregojë Shqipërisë së si duhet të funksionojë parlamenti i zgjedhur nga sovrani.
 
Ashtu siç ne nuk i tregojmë Athinës se kë duhet të zgjedhë në krye të parlamentit apo kë duhet të përfshijë në qeverinë ashtu nuk imagjinojmë që Athina apo çdo kryeqytet tjetër të na tregojë se si duhet të funksionojë parlamenti i zgjedhur nga populli sovran, është një problem tërësisht artificial”, u shpreh Rama.

vucic
(Konferenca e përbashkët e dy kryeministrave. Foto, Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com)  Foto të tjera

'Deti', Rama: S'ka negocime me Greqinë para interesit kombetar

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp të Kryeministrit Shqiptarë Edi Rama dhe atij Serb, Aleksandër Vuçiç, Rama ka folur edhe në lidhje me marrdhënien e Shqipërisë me Greqinë duke u shprehur se dy vendet kanë marrdhënie të gjatë të fqinjësisë së mirë.

Ndërkohë, Rama ka theksuar se përpjekjet për gjetjen e një gjuhe të përbashkët midis dy vendeve për zgjidhjen e çështjes së kufirit detar, ” që për ne është çështje e interesit kombëtar”, - tha Rama , përpjekja për gjetjen e një gjuhe të përbashkët ka filluar që prej shumë vitesh.
 
“Për Greqinë kemi marrëdhënie të gjatë të fqinjësisë së mirë, partneritet të nënvizuar strategjik dhe nuk kemi absolutisht asnjë lloj problemi me qeverinë e Athinës. Unë e kam uruar kryeministrin Tsipras, e kam ftuar për një vizitë në Tiranë, do të isha i lumtur të vizitoja Athinën dhe nga ana tjetër nuk shoh asnjë arsye në botë që as Athina dhe as qarqe mendimtarësh ose politikanësh në Tiranë të çuditen pse shteti shqiptar kërkon nga autoritetet greke bazuar në praktikat rutinore të diplomacisë informacion për kërkimet në det. Ndërkohë që nuk është sekret dhe nuk ka filluar me qeverinë e re të Athinës përpjekja jonë për të gjetur gjuhën e përbashkët dhe për të zgjidhur një çështje që për ne është çështje e interesit kombëtar, çështja e kufirit detar” – tha Rama.
 
Në vazhdën e kësaj, kryeministri Rama u shpreh i gatshëm për të vazhduar bashkëpunimet me Greqinë, ku ka përmëndur bashkëpunimin shumë të mirë me kryeministrin  Samaras, duke theksuar se nuk do të ketë asnjë negociatë për hirë të fqinjësisë së mirë e cila mund të cënojë interesin kombëtarë
 
“Ne duam të vazhdojmë bashkëpunimin e nisur edhe në të shkuarën, kemi pasur bashkëpunim të mirë me kryeministrin Samaras, zgjidhëm problemin e vjetër të toponimeve dhe e kemi mbajtur haur kanalin e dialogut lidhet me çështjen e detit. Nuk kemi ndërmend ta negociojmë interesin kombëtar për të krijuar idenë e fqinjësisë së mirë. Ne nuk jemi zotuar të mbyllim sytë kur shfaqet një problem që nuk e kemi krijuar ne dhe nuk e ushqejmë ne”, tha Rama.
 
Redaksai Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë