Idrizi-shqiptarëve të Preshevës: Të
mos përsëritet historia si me çamët

Idrizi-shqiptarëve të Preshevës: Të<br />mos përsëritet historia si me çamët
Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, deputetja e PDIU, Mesila Doda si edhe Kryetari i Shoqatës “Çamëria” kanë zhvilluar një takim me përfaqësues nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja.

Në këtë takim ishin të pranishëm Riza Halimi ish deputet shqiptar në Parlamentin Serb, Shaip Kamberi, kryetar i Komunës Bujanoc dhe Xhelal Mehmeti zv/kryetar i Komunës Preshevë.

Idrizi u shpreh se është detyrë funksionale e Shqipërisë që të kujdeset për të gjithë shqiptarët, të cilët janë jashtë atdheut. “Ne nuk e shohim këtë si folklorizëm apo ndryshim kufijsh, por është një proces për të cilin duhet të fillojmë të punojmë. Duhet të bashkëpunojmë më shumë me shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve, në arsim, në ekonomi dhe shumë fusha të tjera. Edhe në Kushtetutën e Shqipërisë parashikohet qartë që të punohet për bashkimin e shqiptarëve”, u shpreh Kryetari i PDIU-së.

Gjithashtu Idrizi vuri theksin tek rritja e trysnisë në mënyrë që shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës të kenë më shumë të drejta në territorin ku jetojnë.

Ne nuk duam që historia të përsëritet për shqiptarët, ashtu siç ndodhi me shqiptarët e Çamërisë. Pra, pamundësia për të jetuar aty, t’i detyrojnë për ta braktisur atë vend", tha Idrizi.   

Përfaqësuesit nga Presheva, Bujanocit dhe Medvegjës kërkuan mbështetjen e deputetëve të PDIU-së, për projektin e autostradës që është realizuar nga Durrësi deri në Prishtinë dhe do të vijojë deri në Serbi.  Ata kërkuan që kjo rrugë të përshkruajë territorin e Medvegjës.
Kreu i PDIU-së, Idrizi dhe deputetja Mesila Doda theksuan se do të mbështesin këtë projekt, i cili u shërben të gjithë shqiptarëve.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Në Doha bisedime paqeje, gjatë natës Izraeli bombardon Gazën dhe Libanin! Të paktën 20 të vrarë, mes tyre dhe fëmijë

Në Doha bisedime paqeje, gjatë natës Izraeli bombardon Gazën dhe Libanin! Të paktën 20 të vrarë, mes tyre dhe fëmijë