Idrizi:Të gjitha partitë të shkojnë
në zgjedhje jashtë koalicioneve

Idrizi:Të gjitha partitë të shkojnë<br />në zgjedhje jashtë koalicioneve
Kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, aleat në koalicionin e Partisë Socialiste, bën një propozim surprizë tre muaj përpara zgjedhjeve parlamentare.

Gjatë një takimi me simpatizantë të PDIU në Bërzhitë, Tiranë, Idrizi kërkoi që të gjitha partitë politike të testohen në zgjedhje vetëm dhe jo në koalicione. 
 
“Sistemi ynë zgjedhor nuk është një sistem ku qytetarët të kenë akses të barabartë dhe të jetë transparent. Do doja t’ju pyesja juve, a e dini se përse Shqipëria është e ndarë në 12 qarqe dhe pse jo në më pak apo më shumë? E dini pse?! Sepse jemi të detyruar që të hyjmë në koalicione dhe prandaj PDIU e ka theksuar që, le të shkojnë të gjitha partitë jashtë koalicioneve. Le të shkojnë përballë qytetarit. Të marrë gjithsecili votën dhe peshën që i takon e më pas të bëjmë koalicionet. Prandaj propozimi ynë është të bëjmë një proporcional kombëtar", u shpreh Idrizi. 

Në këtë takim Idrizi, tha se duhet të bëhet ndryshimi i Kodit Zgjedhor për të garantuar votat. Propozimi i kryetarit të PDIU ishte për komisionerë apolitikë në komisionet e numërimit të votave.  

"Po flitet shumë për votën, transparencën apo numërimin elektronik. Le të kalojmë në numërues jo politik. T’i japim mundësi të numërojnë votat qytetarët, t’i japim mundësi atyre që nuk janë pjesë e sistemit politik, të jenë noterë, të jenë mësues apo çdokush tjetër. Është koha dhe ne mund ta bëjmë atë që quhet numërimi elektronik. Kjo që ne po themi dhe çdo gjë tjetër është plotësisht e mundur të bëhet, nëse ekziston vullneti politik dhe politika shqiptare ka treguar në këto 25 vite pluralizëm, që ka qenë jashtëzakonisht e aftë për të prodhuar kriza dhe ka qenë totalisht e paaftë për ti absorbuar këto kriza”, theksoi Idrizi

Gjithashtu Idrizi tha se votat e PDIU-së kanë qenë gjithmonë për reformat më të rëndësishme të vendit, siç është reforma administrative, reforma në drejtësi etj.
 
Sipas Idrizit, vetëm me një pakt kombëtar mund të kalohet kriza aktuale politike.
 
“Nëpërmjet një pakti kombëtar do të mund të votohet reforma në drejtësi, por do të vijohet edhe me proceset e integrimit. Ky pakt kombëtar do të bëjë të mundur që të gjitha forcat politike të ulen në një tavolinë dhe ti jepet fund krizës politike”, tha kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet.
 
Ndërkohë deputetja Mesila Doda u shpreh se historia e viteve të diktaturës nuk ka asnjë sukses, prandaj të rinjtë sipas saj, duhet që të marrin fatet e vendit në dorë.
 
“Shikoj shpesh që segmente të caktuara tentojnë që ta nxjerrin të kaluarën e këtij vendi nga aty ku ka qenë dhe ta tregojnë si një histori suksesi. Historia e 50 viteve më parë nuk ka asnjë histori suksesi dhe unë besoj se sot është koha që personazhe të reja, njerëz të rinj, djem dhe vajza të shkolluar jashtë, djem dhe vajza të cilët nuk kanë asnjë skelet në dollapët e tyre, duhet të marrin fatet e këtij vendi në dorë. Ky është një premtim tjetër që Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ju bën të rinjve. Asnjë person i cili në të kaluarën e tij ka rekorde kriminale, si në të kaluarën komuniste, ashtu edhe në atë të sotmen, nuk do votohet ndonjëherë nga PDIU. Njerëz të cilët kanë probleme me të kaluarën nuk mund të vazhdojnë të jenë pjesë e klasës politike shqiptare, nuk mund të vazhdojnë dot të jenë pjesë e atyre që drejtojnë shtetin shqiptar”,
tha deputetja Mesila Doda.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0