Idrizi: Zgjedhje të pazakonta, politika
u ka borxh qytetarëve kompromisin

Idrizi: Zgjedhje të pazakonta, politika<br />u ka borxh qytetarëve kompromisin
'Kompromisi i madh që politika ja ka borxh qytetarëve ende mund të gjendet që ne të gjithë bashkë të shkojmë në zgjedhje'.
 
Me këtë gjuhë foli para banorëve të Përrenjasit, kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi.
 
Në këtë takim ishte i pranishëm deputeti i Qarkut të Elbasanit Aqif Rakipi, kryetari i PDIU-së në Përrenjas Luan Karriqi, si edhe kandidatët për deputet të listës së qarkut të Elbasanit, Bujar Muça dhe Elena Xhino.
 
Sipas Idrizit politika i ka borxh qytetarëve kompromisin. "Këtë kompromis të madh politika ja ka borxh qytetarëve.
 
Të shkojmë të gjithë bashkë në zgjedhje dhe t' ju japim mundësinë shqiptarëve që të votojnë.
 
Ne kemi bërë gjithshka që të gjendej një zgjidhje për krizën politike. Një zgjidhje kompromisi.
 
Ne propozuam një pakt kombëtar ku të gjitha forcat politike të ishin bashkë, për integrimin europian dhe të mbështesnin reformën në drejtësi.
 
Një pakt të madh kombëtar për të gjithë ata, të cilët nuk duan të ikin nga ky vend. Ne bëmë gjithshka që forcat politike të bënin minimumin, të mos e shihnin njëra-tjetrën si armike, por si forca të përgjegjëshme, të cilat të gjenin një bashkëdakortësi të madhe, për ti dhënë mundësi shqiptarëve për të votuar të lirë, të qetë, e të barabartë
”,- tha kryetari i PDIU-së.
 
Shpëtim Idrizi u shpreh se shqiptarët kanë veç një Atdhe, ndaj PDIU mbetet alternativa politike që duhet votuar në zgjedhjet e 18 qershorit.
 
Ne kemi veç një Atdhe, sepse ne dëshirojmë të jetojmë në vendin tonë. Ne nuk kemi tjetër Atdhe siç kanë të tjerët, një për ta plaçkitur dhe një për të jetuar.
 
Ne kemi veç një Atdhe, ku mendojmë të rrisim fëmijët tanë. Një atdhe të cilin zoti e ka bekuar dhe shqiptarëve u ka dhënë gjithçka, përveçse një klasë politike e cila për 27 vjet i ka mbajtur qytetarët e Shqipërisë në një konflikt permanent.

Është një konflikt që mbahet në këmbë, vetëm si një paaftësi e politikës shqiptare. Këto janë zgjedhje të pazakonta. Këto janë zgjedhje ku gjysma e spektrit politik nuk merr pjesë në këtë garë.
 
A e meritojnë qytetarët e Prrenjasit, a e meritojnë qytetarët e Shqipërisë një atmosferë të tillë? Ndaj PDIU i bën thirrje shqiptarëve të bashkohen me ne në 18 qershor, me sloganin veç një Atdhe, të votojnë PDIU-në si forcë e bashkimit, të votojnë nr. 5.
 
Një herë në 4 vjet ju keni të gjithë të drejtën e zotit që të votoni, të vendosni për atë që mendoni se mund t'ju zgjidhë hallet dhe problemet tuaja. Por fatëkeqësisht jemi të detyruar të hyjmë vetëm në zgjedhje.
 
PDIU është një parti që rritet çdo ditë, një parti e nisur nga një padrejtësi personale, kombëtare e të gjithë shqiptarëve, ndaj ne kemi veç një Atdhe
”,- tha z.Idrizi gjatë takimit në Përrenjas.
 
Ndërsa deputeti Aqif Rakipi u shpreh se PDIU në Elbasan i janë bashkuar mijëra qytetarë, gra, vajza dhe të rinj.
 
Unë si deputet i qarkut të Elbasanit kam qënë gjithmonë pranë jush.
 
Do të vijoj të jem pranë qytetarëve të Përrenjasit dhe gjithë qytetarëve të qarkut tim, bashkë me deputetët e tjerë.
 
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet është një forcë e madhe që nga dita në ditë po rritet.
 
Për zgjedhjet e 18 qershorit PDIU-së në Elbasan i janë afruar mijëra qytetarë, të rinj, vajza dhe gra, sepse kanë besim te partia jonë.
 
Ndaj ne duhet fitojmë si qark 4 mandate. Votoni PDIU-në, votoni nr.5
”,- u shpreh deputeti Aqif Rakipi.
 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Hajdutët akrobatë grabisin të paktën 1 mln euro në shtëpinë e ish-gazetarit parlamentar të RAI-t në Romë

Hajdutët akrobatë grabisin të paktën 1 mln euro në shtëpinë e ish-gazetarit parlamentar të RAI-t në Romë