IFC shpall lëvrimin e kredisë koorporative për Grupin BALFIN, për zgjerimin e TEG

IFC shpall lëvrimin e kredisë koorporative për Grupin BALFIN, për zgjerimin e TEG

International Finance Corporation (IFC), anëtare e Grupit të Bankës Botërore, do të lëvrojë një kredi korporative për Grupin BALFIN, një nga grupet kryesore të investimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që të rifinancojë zgjerimin e qendrës tregtare Tirana East Gate, e njohur më mirë me akronimin TEG.

Miratimi është marrë pas një procesi vlerësimi të përpiktë të shëndetit financiar të Tirana East Gate dhe kontributit të saj në qëndrueshmërinë mjedisore dhe sociale. Edhe Grupi BALFIN kaloi një kontroll rigoroz para se të merrej vendimi. Kredia do të përdoret për të rifinancuar investimet e reja në qendrën tregtare për zgjerimin dhe rinovimin e saj dhe prodhimin e energjisë së gjelbër nëpërmjet paneleve diellore.

TEG, i themeluar në vitin 2011 nga Grupi BALFIN, është qendra tregtare më e madhe në Shqipëri. TEG krijon frymëzimin e nevojshëm për një mënyrë jetese moderne siç sugjerohet nga shumë marka të njohura ndërkombëtare të përhapura në sipërfaqen e saj. Arkitektura e tij, ndriçimi natyror dhe instalimi i paneleve diellore do ta bëjnë atë shumë efikas në energji, ndërsa praktikat e tij të përgjegjshme të funksionimit janë miqësore me mjedisin.

Sot, me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes mes dy palëve pranë mjediseve të TEG, ku të pranishëm përveç presidentit të Grupit BALFIN Samir Mane, ishin edhe aksionerët e tjerë të qendrës tregtare, Edlira Muka, Drejtoreshë Ekzekutive e Grupit BALFIN u shpreh me mjaft optimizëm se: “Kjo marrëveshje konfirmon edhe një herë se Grupi Balfin është në rrugën e duhur për t'u bërë një forcë ndryshimi në industritë ku operon. Arritjet tona të deritanishme na bëjnë të sigurt në investimet tona të ardhshme ndërsa mbështetja e IFC-së është një garanci shtesë për suksesin tonë”.

Edhe Rana Karadsheh-Haddad, Drejtoresha Rajonale e IFC-së për Evropën, u duk entuziaste: "Ne jemi të lumtur që jemi partnerë me Grupin BALFIN dhe mbështesim investimet në infrastrukturën e shitjes me pakicë të vendit, duke krijuar vende pune, shërbime të reja dhe mundësi në të gjithë vendin. Me këtë investim ne po përcjellim gjithashtu besimin tonë në perspektivat afatgjata për zhvillimin social-ekonomik të Shqipërisë” – tha ajo. 

IFC është anëtare e Grupit të Bankës Botërore dhe fokusohet në avancimin e zhvillimit ekonomik dhe përmirësimin e jetës së njerëzve duke inkurajuar rritjen e sektorit privat në vendet në zhvillim. Bashkëpunimet e saj shënojnë një prani të shtuar të IFC-së në rajon, duke e kualifikuar Grupin BALFIN për një financim afatgjatë dhe duke e konsideruar TEG një ndërtesë të gjelbër.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë