IFJ dhe “Reporterët pa kufij”: Mediat serbe të mos fyejnë shqiptarët

/ATSH/ - Dy organizatat botërore që përkujdesen për gazetarët dhe lirinë e shtypit në botë, Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (The International Federation of Journalists (IFJ) në Bruksel dhe "Reporterët pa kufij" (RSF)  kanë dënuar gjuhën  e urrejtjes në mediat e Serbisë.

Siku Ernest Sagaga, shef i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ) për Evropën dhe Olivier Basile, përgjegjës i "Reporterët pa kufij" për Evopën me seli në Bruksel, nga Beogradi kanë kërkuar që mediat serbe të ndalin fyerjet ndaj shiptarëve me termin "siptari", njofton  agjencia e lajmeve "Presheva jonë".
Sipas Sagaga nga IFJ, "fjalori i urrejtjes dhe i fyerjeve i takon së kaluarës. Gjuha fyese nga koha e diktatorit serb Millosheviç si  "Siptari" duhet të hiqet nga mediat serbe, ndryshe nuk i bën mirë vetë Serbisë, e cila po bëhet gati t'i bashkangjitet familjes së madhe Evropiane, BE-së".

Lidhur me këtë edhe Organizata Ndërkombëtare e Gazetarëve Shqiptarë në Zvicër dhe Evropë-AGSHZE (Association Internationale des Journalistes Albanais en Suisse et en Europe-AJASE)  para ca ditësh i është drejtuar OSBE-së në Vienë dhe Beograd, duke kërkuar që të përdorin atutoritetin e  tyre duke ndalur urrejtjen dhe racizmin në faqet e mediave serbe duke fyer shqiptarët me "siptari".

Edhe përfaqësuesit e nje oganizate me emrin EBART përmes nje raporti kanë konstatuar se pas vizitës se kryeministrit shiptar, Edi Rama, në Beograd dhe Preshevë, në mediat serbe shqiptarët jane fyer mbi 40 herë me termin "siptari" ?!

Përfaqësuesi i mediave shqiptare, gazetari nga "Presheva Jonë" , njëherësh  kryetar i AJASE në fjalimin e tij në sesionin e IFJ mbajtur në Bruksel në mesin e vitit të kaluar ka tërhequr vërejtjen se "mediat në Shqipëri, Kosovë e Preshevë, sikur anembanë Ballkanit, janë në një gjendje të vështirë ekonomike dhe politike, për çka edhe ju mungon pavarësia mediatike". Në mesin e 180 vendeve, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, por edhe Kosova e Shqipëria mbeten të fundit... Pas rënies së regjimit diktatorial të Milosheviçit, i cili ishte armiku numër një i mediave në Kosovë e Serbi shumë analistë menduan se me të ikën edhe ditët e zeza për mediat. Por, sipas kryetarit të AGSHZE-së, elementët e këtij regjimi të gjuhës se urrejtjes, racizmit dhe fyerjeve ende kanë mbetur sidomos në mediat serbe. "Themi keshtu sepse përkundër pranisë së OSBE-së në Beograd, shtypi serb vazhdon të fyejë e etiketoj shqiptarët ne Luginën e Preshevës dhe shqiptarët në përgjithësi duke përdorur ende gjuhën e Millosheviçit si "siptari", "Kosovo i Metohija", "kosmet", "terroristi", "vehabisti", "islamist" etj.." ka pohuar në Bruksel kryetar AGSHZE

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?