DURRES- Deputeti Igli Cara njëkohësisht kryetari i PD dega Durrës tregon se si ka funksionuar kjo parti lidhur me emërimet në administratën publike gjatë periudhës 2005-2013. Një pjesë e mirë e opinionit publik edhe e anëtarësisë së kësaj partie në Durrës ndajnë mendimin se të gjitha emërimet në shkallë qarku,gjatë 8 vjetëve janë bërë nga katërshja Olldashi, Cara, Teliti dhe Ndreu. Kjo katërshe ka marrë mbi vehte edhe pakënaqësitë dhe mëritë e akumuluara gjatë 8 viteve qeverisje në qarkun e Durrësit.

“Gjatë kësaj periudhe 8 vjecare kanë funksionuar grupe pune përgjegjëse për emërimet në administratën lokale të cilat kishin në krye nga një drejtues.Kështu për periudhën 2005-2007 përgjegjës ishte Sokol Olldashi, 2007-2010 këtë grup e kryesoi Gazmend Oketa, 2010-2011 Ferdinand Xhaferri i cili u largua pas humbjes në zgjedhjet vendore dhe nga 2010 deri në 2013 grupi u kryesua nga Eduart Halimi. Asnjë emërim nuk mumd të bëhej pa hedhur firmën këta persona”, shprehet Cara gjatw intervistws. Por deputeti i PD-sw nw Durrws sqaron se gjërat nuk janë krejt kështu pasi janë disa personat që kanë qenë të ngarkuar për të kryer emërimet ndër vite. Pa firmën e tyre asnjë emërim nuk ekzekutohej.

Gjithashtu deputeti Cara tregon historinë e ngrirjes së tij nga funksioni i kryetarit të partisë gjatë fushatës së zgjedhjes së kreut të PD në muajin korrik. “Unë për asnjë cast nuk jam larguar nga kryesimi i partisë në Durrës. Gjatë zgjedhjeve të korrikut për kreun e partisë, jo vetëm unë, por pothuajse të gjithë krerët e degëve, u shmangën nga grupet e punës në bazë të një vendimi të kreut të atëhershëm Berisha. U krijuan grupe pune të posacme për hartimin e listave zgjedhore. Në Durrës ky grup përbëhej nga Sabah Jemishta kryetar dhe nga Seid Kërtusha, Zamir Ramadani, Klodian Pajuni dhe Kujtim Iliazi anëtarë. Ishin këta që përpiluan listat e zgjedhësve si dhe u muarën me mbarëvajtejn e zgjedhjeve”, wshtw shprehur mw tej.
Ndërkohë Cara nuk ka bërë të qartë nëse ka ambicje për të qenë edje një mandat tjetër në krye të PD së Durrësit duke ja lënë këtë zgjidhje ditëve në vijim.

Gjatë muajve që pasuan pas zgjedhjeve të 23 qershorit, janë artikuluar fort kritika ndaj jush, Olldashit, Telitit dhe Ndreut si autorë të të gjitha emërimeve në administratën publike gjatë periudhës që ju ishit në pushtet. Madje sipas tyre ky ka qenë njëri ndër shkaqet e humbjes. Si qëndron ky problem?
Kjo nuk është e vërtetë edhe pse përgjegjësitë pas humbjeve bien mbi drejtuesit e saj. I kam dëgjuar këto zëra dhe po përplasem përditë me të pakënaqurit ndaj nesh për qeverisjen 8 vjecare të cilët i mirëkuptoj për shqetësimet e tyre. Por e vërteta e emërimeve në administratë qëndron krejt ndryshe. Gjatë kësaj periudhe 8 vjeccare kanë funksionuar grupe pune përgjegjëse për emërimet në administratën lokale të cilat kishin në krye nga një drejtues.Kështu për periudhën 2005-2007 përgjegjës ishte Sokol Olldashi, 2007-2010 këtë grup e kryesoi Gazmend Oketa, 2010-2011 Ferdinand Xhaferri i cili u largua pas humbjes në zgjedhjet vendore dhe nga 2010 deri në 2013 grupi u kryesua nga Eduart Halimi. Asnjë emërim nuk mumd të bëhej pa hedhur firmën këta persona.

-Flitet se PD e Durrësit është e ndarë në 2 fraksione apo grupime. Njëri që drejtohet nga ju e që mbështet Sokol Olldashin dhe tjetri që mbështet Lulzim Bashën e që ka në përbërje të ashtuquajturit "xhaketat e vjetra"të PD. Sa e vërtetë është kjo?
Kjo nuk qëndron. Simpatitë për njërin apo tjetrin kandidat në një fushatë zgjedhore nuk mund të konceptohen si ndarje. Kështu ka ngjarë me neve që kishim simpati për Olldashin gjë që është konsideruar si një klan kundër Bashës. Kjo nuk është aspak e vërtetë pasi unë njoh si drejtues legjitim të PD Lulzim Bashën.

-Juve u "ngritë" nga kreu i PD Berisha gjatë zgjedhjeve të korrikut për kreun e PD.Vazhdoni të jeni i ngrirë apo jeni rikthyer në krye të PD së Durrësit?
Unë për asnjë cast nuk jam larguar nga kryesimi i partisë në Durrës. Gjatë zgjedhjeve të korrikut për kreun e partisë, jo vetëm unë, por pothuajse të gjithë krerët e degëve, u shmangën nga grupet e punës në bazë të një vendimi të kreut të atëhershëm Berisha. U krijuan grupe pune të posacme për hartimin e listave zgjedhore.Në Durrës ky grup përbëhej nga Sabah Jemishta kryetar dhe nga Seid Kërtusha, Zamir Ramadani, Klodian Pajuni dhe Kujtim Iliazi anëtarë. Ishin këta që përpiluan listat e zgjedhësve si dhe u muarën me mbarëvajtejn e zgjedhjeve. Ndërkohë unë vazhdoj të jem me kohë të plotë në krye të PD në Durrës. Ndërkohë kemi krijuar edhe një grup pune që do të mbrojë të shkarkuarit nga puna prej pushtetit në fuqi.

-A do të rikandidoni për kreun e PD në zgjedhjet që po vijnë?
Ende nuk kam marrë një vendim. Preferoj të mos e prek gjatë këtë temë për momentin.

Shkrimi u publikua sot (10.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com­)