Igli Cara: PD, jo skenar koalicioni
me LSI, bashkëfajtore sa PS-ja

Igli Cara: PD, jo skenar koalicioni<br />me LSI, bashkëfajtore sa PS-ja
Demokratët përjashtojnë çdo skenar të mundshëm bashkëpunimi me LSI për zgjedhjet e 18 qershorit.

Deputeti demokrat i durrësit Igli Cara, thotë se askush nuk duhet ta mendojë se kjo mund të ndodhë ndërsa deklaratat e ministrit Lefter Koka vërtetojnë pikërisht ato akuza që kanë artikuluar demokratët prej 3 vitesh.

Duke iu referuar qeverisë Rama i cili në një intervistë e cilësoi një pikturë të bukur, deputeti i PD ka këtë koment.

"Unë doja t ëthotë për z.Rama që kjo në fakt, në këto tre vite e gjysmë nuk uimd të jketë një pikturë, por një shkarrravinë e bukur, por që i shkon për shtat shumë mirë sarajeve të Ilir Metës. Nuk mundet 3 muaj pra zgjedhjeve që një pjesë e mazhorancës të heqë duart dhe të thotë që unë jam i pafajshëm për gjithçka ka ndodhur në këto 3 vite në Shqipëri. Sepse ishte pikërisht LSI dhe s'dua ta ndaj pjesën e fajit, për mua janë 100 fajtore të dyja forcat politike. Ishte pikërisht vota PS-LSI, shumica në Kuvend që dha me koncesion mjekësinë, Rrugën e Kombit dhe shumë gjëra që rëndojnë mbi shqiptarët", u shpreh Cara.  

Pas deklaratës së krybashkiakut të Durrësit për zgjedhjet e 18 qershorit, deputeti i PD ka këtë përgjigje. 

"PD, luftën politike e ka me të dyja së bashku, pra në total me mazhorancën dhe në asnjë rast nuk mendoj që LSI të jetë pjesë e luftës që ne kemi z.Dako. Të dyja këto forca politike janë përballë PD-së në Durrës. 18 qershori do të tregojë që qytetarët do të dinë ta ndryshojnë këtë realitet", thotë Cara. 

Pak ditë më parë pas akuzave të ministrit Lefter Koka për kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, ky i fundit tha se përgjigja për punën e bërë në qytetin bregdetar do të jepet nga qytetarët më 18 qershor.
 
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli, hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë

Namir Lapardhaja: Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli, hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë