Igli Tare: Dua të drejtoj Kombëtaren

Igli Tare: Dua të drejtoj Kombëtaren
ITALI - Igli Tare përveç se është një nga ish-futbollistët shqiptar që ka spikatur më shumë në arenën ndërkombëtare me klubet ku është aktivizuar, vitet e fundit ka treguar se është edhe një menaxher i mirë.

Kështu pasi vari ‘këpucët në gozhdë’, Tares iu ofrua posti i drejtorit teknik të Lacios. Puna e shkëlqyer nga shqiptari u kurorëzua me fitimin e Kupës së Italisë.

Por në një intervistë për mediat italiane, Tare ka treguar edhe një ambicie personale të fshehur deri tani që lidhet me drejtimin e ekipit kombëtar të futbollit në të ardhmen. “Për cdo futbollist që ka luajtur me kombëtaren është një ëndërr që të një ditë ta drejtojë atë.

Ashtu është edhe për mua, Kombëtarja është krenaria jonë. Shpresoj që një ditë të drejtoj ekipin kuqezi” shprehet ish-sulmuesi, Igli Tare. Deklarata e Tares është edhe një sinjal për presidentin e FSHF, Armando Duka për të menduar si pasardhës të trajnerit De Biasi në përfundim të kontratës së italianit.

Megjithatë një gjë e tillë duket shumë e vështirë që të realizohet pas rezultateve mjaft të mirë që po korr tekniku italian në këtë fazë të eliminatoreve të botërorit.

Para pak vitesh në media qarkulluan shumë zëra edhe për  një kandidim të mundshëm të Tares për president të FSHF, por që mbeti vetëm në kuadrin e fjalëve. Në vazhdim të intervistës së tij, Tare ka folur edhe për idenë e blerjes së Mërgim Mavrajt nga Fruthi.

Sipas drejtorit teknik të Lacios nuk ka asgjë të vërtetë në këtë histori. “Janë thjeshtë histori urbane dhe asgjë tjetër. Nuk është e vërtetë që Lacio është e interesuar për shërbimet e Mavrajt.

Personalisht e admiroj si futbollit, pasi është i saktë, i shpejtë, i fortë dhe shumë i talentuar, por me 99 % nuk vjen te Lacio, pasi nuk është në planet tona. Unë në Shqipëri shkoj, pasi kam familjen dhe të afërmit dhe nuk është e vërtetë që kam vizituar Tiranën për të biseduar me Mavrajn.

Aktualisht në planet e ekipit janë 4-5 futbollistë të tjerë, të cilët po i vëzhgojmë nga afër për t’i afruar gjatë merkatos së verës” përfundon Igli Tare. Shqiptari ka fituar edhe simpatinë e shumë italianëve me punën që ka bërë te ekipi i Lacios në vitet e duke, pas besimit të plotë që i ka dhënë Lotito.

 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë