Qëndroi vetëm një vit si drejtori sportiv i Milanit, por Igli Tare ia doli të krijojë një lidhje të fortë me botën kuqezi. Tare ishte i pranishëm sot në ceremoninë e lamtumirës për Franco Baresin, mbajtur në Milano. Tare foli fjalë zemra për Baresin.

"Unë jam rritur me Franco Baresin. E njoha personalisht dhe të isha pjesë e këtij klubi me famë botërore për mua ka qenë një nder i madh. Humbja e tij është e madhe, por do të jetojë gjithmonë në zemrat e tifozëve të Milanit", tha mes të tjera Tare në ceremoninë e lamtumirës së Baresit.

Ish-drejtuesi shqiptar reagoi edhe të premten e 31 korrikut kur Baresi mbylli sytë në moshën 66-vjeçare, duke thënë se ishte nder që e njohu. "Lamtumirë legjendë, ishte nder i madh që të njoha. Pusho në paqe!", shkruante Igli Tare në 'Instagram'.


Lajmi kryesor:

Gjashtë minuta duartrokitje në lamtumirën e Franco Baresit, 'kapitenit të pavdekshëm' të Milanit! Baggio, Maldini dhe shokët e skuadrës derdhën lot (VIDEO)