Lazio do të avancojë me trajnerin reja në pankinë, duke shpresuar se do të arrijë këtë sezon, vendin e tretë që të dërgon në fazën paraeliminatore të Champions. më pas në verë do të nisë një merkato e fuqishme për të ngritur cilësinë.

Me këto fjalë, drejtori sportiv i Lazios, shqiptari Igli tare ka përballuar situatën në prag të derbit ndaj Romës të dielën. "Futbollistët janë të karikuar shumë. Jemi pak në borxh me tifozët nga pikëpamja e derbit dhe të dielën shpresojmë të bëjmë një ndeshje të madhe" tha ish sulmuesi i Lazios.

"Roma ka një skuadër të shkëlqyer dhe mund të luftojë si ne për vendin e tretë. Ndeshja e së dielës nuk do të vlejë vetëm një derbi, por do jetë dhe përballje direkte për zonën Champions" nënvizoi shqiptari Tare.

/rb/shqiptarja.com