Igli Totozani drejt Avokatit të Popullit
PD ok propozimit të së majtës

Igli Totozani drejt Avokatit të Popullit<br />PD ok propozimit të së majtës
TIRANË – Kandidati i zgjedhur nga Partia Socialiste, Igli Totozani është mbështetur nga mazhoranca në Komisionin e Ligjeve. PS dhe PD kanë votuar pro juristit Totozani sot paradite. Në seacën dëgjimore Totozani ka deklaruar se do punojë për një institucion të pavaruar dhe procedurat transparente për zgjedhjen e tij, janë një garannci e mirë për këtë.
Totozani prezantoi përvojën e tij në fushën e jurisprudencës, për të cilën është laureuar edhe në Gjenevë të Zvicrës. I njohur edhe si analist për çështjet juridike Totozani premtoi se do të punojë për të garantuar një institucion të pavarur dhe në mbrojtje të interesave të popullit.
Por, deputetët demokratë anëtarë të komisionit janë shprehur skeptikë lidhur me zgjedhjen e socialistëve, për shkak se është një emër partiak.
“Totozani është një kandidaturë politike, pasi emri i tij doli nga procedura partiake. Megjithatë unë votoj pro”, tha deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj.
Por, nënkryetari socialist i komisionit të ligjeve, Fatmir Xhafaj sqaroi se, sipas tij Totozani nuk figuron asnjë ditë të vetme anëtar i PS.
“Mazhoranca kërkoi që ne të propozonim një kandidat. Dhe ne përzgjodhëm Totozanin, i cili nuk ka qenë asnjë ditë anëtar i Partisë Socialiste”, tha Xhafaj.
Vendimi i sotëm i mazhoranës duket se vjen si konfirmim i premtit të kryeministrit Berisha se do të votohet çdo propozim që do të vijë nga e majta për drejtuesin e ri të Avokatit të Popullit.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Fredi Beleri kërkoi pezullim të dekretit të Begajt për zgjedhjet, çështja kalon në seancë gjyqësore më 30 korrik

Fredi Beleri kërkoi pezullim të dekretit të Begajt për zgjedhjet, çështja kalon në seancë gjyqësore më 30 korrik