Igli Totozani kandidati i PS
për Avokatin e Popullit

Igli Totozani kandidati i PS<br />për Avokatin e Popullit
TIRANË – Igli Totozani është përzgjedhur mes 12 kandidatëve për të qenë emri, të cilin Partia Socialiste do të propozojë si kandidat për Avokatin e Popullit.
Kryetarja e grupit të punës, Eglantina Gjermeni komunikoi sot për mediat vendimin pas seancave dëgjimore me 12 kandidatët që kaluan fazën përzgjedhëse.

Gjermeni tha se Totozani është vlerësuar mes 33 kandidatëve të cilët aplikuan pranë PS, pasi ajo shpalli të hapur garën për emrin fitues.
“Ne besojmë se kandidatura fituese do të përmbushë me sukses pritshmëritë që na udhëhoqën, por urojmë që zgjedhja jonë të përmbushë atë që publiku meriton nga ky institucion”, deklaroi deputetja Gjermeni.

Ajo e cilësoi procesin e përzgjedhjes së kandidaturës për Avokatin e Popull si transparent, dhe mishërim të programit të PS-së. Gjermeni falenderoi të 12 kandidatët që morën pjesë në dëgjesën publike, e para e zhvilluar në Shqipëri për të përzgjedhur një kandidaturë për një post kyç në vend, që do të duhet të mbrojë interesat e popullit. Kandidatura e Totozanit do t'i kalojë për miratim kryesisë së re të PS që pritet të mblidhet nesër.

OSBE: KUVENDI TE VENDOSE SE SHPEJTI
Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Eugen Wollfarth, mirëpriti sot zgjedhjen e një kandidati për postin e Avokatit të Popullit.
“I përshëndes hapat që janë hedhur kohët e fundit, si dhe përgatitjet e Partisë Socialiste për të propozuar një kandidat për postin e Avokatit të Popullit”, tha Wollfarth. “Ky është një hap kyç për plotësimin, më në fund, të këtij institucioni, pas mbetjes bosh të pozicionit që në fillim të vitit 2010, në mënyrë që zyra e Avokatit të Popullit të funksionojë sërish me efikasitet të plotë”.

Kryetari i Prezencës ka shprehur vazhdimisht shqetësimin e tij për moszgjedhjen e Avokatit të Popullit brenda afateve të duhura.
“Shpresoj që Kuvendi të marrë një vendim, së shpejti, në lidhje me emërimin e Avokatit të ri të Popullit, i cili do të kontribuojë efektivisht në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve në marrëdhënie me administratën publike”, tha ai.

12 EMRAT QE KALUAN NE SITEN E PS
12 kandidatët që morën pjesë në garën për Avokatin e Popullit ishin:

1. Artur Lazebeu

2. Besnik Dervishi

3. Bilal Kola

4. Blerta Kraja

5. Dëshira Subashi

6. Elisabeta Imeraj

7. Ermir Dobjani

8. Ksenofon Krisafi

9. Igli Totozani

10. Përparim Kabo

11. Qirjako Qirko

12. Sokol Hazizaj

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?