Policia greke ka arritur të bllokojë sot 122 kilogramë kanabis sativa, në kufirin me Shqipërinë. Gjatë këtij aksioni janë arritur të arrestohen edhe dy persona.

Policia e Igumenicës ka ndaluar dy mjete, të cilat drejtoheshin nga shtetas grekë, që kalonin kufirin në vendin e quajtur Neohor.

Pas kontrollit nga policia në automjete është zbuluar sasia e drogës prej 122 kilogramësh e ndarë ne 93 pako në njërin prej mjeteve. Mjeti tjetër shërbente vetëm si shoqërues i ngrakesës. Dy shtetasit grekë të arrestuar kanë pranuar se drogën e kane marre nga shqiptarët në kufi dhe destinacioni i saj ishte Athina. ah/shqiptarja.com/